DIGITAL TIRANA

Startup-e

BC Consultancy

BC Consultancy është një agjenci konsulence biznesi dhe marketingu për kompani të sektorëve të ndryshëm. BC Consultancy ofron shërbimet si: konsulencë biznesi, plane biznesi, shkrim projektesh, si dhe ofron shërbime të ndryshme në fushën e marketingu digjital. Ekipi yi tyre bashkon imagjinatën me teknologjinë për të ndihmuar bizneset të rriten në një epokë të transformimit digjital.
https://businessconsultancy.al/

Digital Marketing Innovation

Digital Marketing Innovation është një agjensi e marketingut digjital në Shqipëri e specializuar në krijimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të marketingut online për bizneset që duan të kenë një prani të gjerë online.
https://dmi.com.al/

Digital Connect

Digital Connect është një agjenci digjitale e specializuar në ofrimin e web-faqeve. Ata krijojnë faqe interneti me një dizajn të personalizuar bazuar në kërkesat e klientit. Ekipi do të ofrojë faqe interneti me performancë të lartë dhe do të krijojë për ju strategjitë më të mira të marketingut në internet.
https://digitaconnect.com/

Albania Lab

Albania Lab është një kompani konsulence e orientuar drejt zhvillimit dhe shpërndarjes së zgjidhjeve dixhitale dhe shërbimeve të IT. Ata mbështesim dhe udhëzojmë me kompetencë klientët e tyre në rritjen dhe transformimin dixhital, përmes inovacionit dhe implementimit të teknologjive më të fundit.
https://albanialab.al/

7 BTC

7th Block Technology & Communications është një kompani marketingu dhe zhvillimi softuerësh që operon në Tiranë.
https://www.7btc.co/en

Alventech

Alventech është një kompani që ofron mundësinë për të patur faqen tuaj të internetit me standardet më të larta të sigurisë dhe konceptet më moderne të dizajnit.
https://www.alventech.com/

ATIS Software Factory

ATIS Software Factory është një agjenci digjitale e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe integrimin e zgjidhjeve softuerike të personalizuara.
[email protected]

ASTech Albania

ASTech Albania është një kompani e zhvillimit të softuerit që ofron transformim digjital për klientë në mbarë botën përmes shërbimeve të personalizuara të zhvillimit të softuerit.
https://astech.al/

Albania Software House

Albania Software House (ASH), është një kompani me bazë në Shqipëri, e fokusuar në shërbime të ndryshme si: Zhvillimi i Uebsajtit, Dizenjimi i Faqes, Mirëmbajtja e Uebsajtit, Konsulenca e Uebsajtit, Hostimi i faqeve në internet, Hostimi i postës elektronike, marketingu me postë elektronike, etj.
https://www.ash.al/

Frutza

Frutza risjell vemendjen në një jetesë të shëndetshme duke u përqëndruar në tregtinë e frutave.
https://frutza.com/

Fortes

Asistenti virtual FORTES i shërben punonjesit e administrates, teknikëve dhe profesioniste artizanë dhe punëtorë të vetëpunësuar. Shërbimet i drejtohen të gjithë atyre që duan të delegojnë një pjesë të operacioneve dhe mund të delegojnë aktivitete dytësore që heqin kohën e çmuar nga punët e tyre kryesore.
https://fortes.al/

Citrus

Një organizatë që punon në partneritet me bizneset, qeverinë, institucionet rajonale dhe komunitetet lokale me synimin për të sjellë përfitime më të mëdha për njerëzit dhe destinacionet përmes turizmit.
https://citruscenter.org/

Laconics Albania

Ata bashkëpunojnë me bizneset për të sjellë më të mirën e teknologjisë dhe dizajnit në të ardhmen e biznesit.
https://laconics.io/

Spontan Creative Media

Një agjenci që ndihmon bizneset të qëndrojnë përpara konkurrencës.
https://spontan.agency/

Lekotech

“LEKOTECH ” është një kompani që ju vjen në ndihmë për gjetjen e të gjitha pjesëve të makinës suaj në mënyrën më të mirë dhe të thjeshtë online, si dhe dërgesën me postë aty ku ju ndodheni.
https://lekotech.com/sq/

Zbulo – Albania & Beyond

Zbulo u themelua nga një grup i vogël entuziastësh të udhëtimeve, me dashuri për natyrën dhe kuriozitet për të veçantat e vendeve që librat udhërrëfyes nuk i kanë arritur ende. Si një tur operator pritës, ata ofrojnë udhëtime në grupe dhe të pavarura, në Shqipëri, Kosovë dhe disa pjesë të Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut.
Specialiteti i tyre janë itineraret ndërkufitare që kombinojnë aventurën dhe kulturën – Peaks of the Balkans dhe High Scardus Trail produktet e tyre më të njohura.
https://www.zbulo.org/

Praktika.al

Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Platforma shërben si pikëtakim i kompanive, të rinjve dhe institucioneve arsimore.
https://praktika.al/

Market Hub

Market Hub është një web për krijimin e faqeve eCommerce dhe prezantuese në vetëm 1 minutë kohë.
https://www.markethub.al/

Ferma Jonë

Një dyqan online për blerjen e produkteve bio.
https://fermaime.al/

Ample

Ample është një Organizator Eventesh Edukuese, i specializuar në fushën e Mjekësisë dhe Sipërmarrjes. Ample ka si mision të sjellë risi dhe inovacion në eventet edukuese, nëpërmjet metodave të ndryshme si art, teknologji apo elementë të tjerë, me qëllimin final për të ofruar një eksperiencë sa më unike dhe produktive për pjesëmarrësit.
https://www.ample.al/

AlbBnb

AlbBnb është një platformë që ofron shërbime në turizëm si: hoteleri, bnb, aktivitete, ture etj.
https://albbnb.com/

Wellness+

Wellness+ eshte një platformë online e cila vë në funksion një ekosistem të tërë mjetesh të krijuar posaçërisht për menaxhimin e bizneseve të fitnesit, spa dhe pishinave, ju vjen në ndihmë këtyre bizneseve që të përmirësojnë mënyrën sesi punojnë duke ulur kostot dhe rritur cilësinë e shërbimit që përfitojnë klientët e tyre.
https://weplus.al/

MPay

MPAY është një shoqëri e themeluar në vitin 2010, me synimin për të ofruar pagesa me celular bank-centric në tregun shqiptar.
https://www.mpay.al/

PokPay

POK është një zgjidhje elektronike e pagesave dhe transferimit të parave që vazhdimisht po inovon dhe përmirëson shërbimet e saj në mënyrë që klientët dhe tregtarët të kenë teknologjinë më të fundit.
https://pokpay.io/

Pago

Produkti flagship, aplikacioni Pago, është një platformë e shërbimeve financiare digjitale, që adreson nevojat e përditshme të klientëve që duan të përdorin sistemin bankar – pa pasur nevojë të vizitojnë një degë banke! Vizioni ynë është të ndërtojmë super aplikacionin e parë të shërbimeve financiare në Ballkanin perëndimor.
https://pago.al/

Hajde App

Hajde është një startup që operon në rajonin e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Aplikacioni “Hajde” shpërndan porosi ushqimore në më pak se 1 orë në çdo kohë të ditës. Hajde po rritet me shpejtësi dhe po përmirësohet vazhdimisht, gjë që u jep zgjidhje dhe lehtësi klientëve.
https://hajde.market/

Patoko

Patoko është një aplikacion për prenotimin e taksive për përdoruesit brenda Shqipërisë. Versioni i parë do të përdoret vetëm brenda Tiranës fillimisht. Patoko synon vendasit si target grupi kryesor, por anglishtja do të përdoret në ndihmë të përdoruesve të huaj. Aplikacioni vjen me sistem të thjeshtë për prenotime online, pagesa, dhe me funksionin e integruar të gjurmimit tamam si në çdo platformë që ekziston sot në treg.
https://www.patoko.com

SKAITECH

Ata ofrojnë shërbime, zgjidhje, prodhim dhe trajnime të droneve. Gjithashtu ofrojnë zgjidhje në AI, sisteme pa pilot, robotike, IoT dhe Cloud për të arritur vizionin afatgjatë.
Skaitech perdor analizën e të dhënave dhe teknologjinë e sensorëve, duke integruar softuere dhe pajisje për të automatizuar operacionet ose për të digjitalizuar asete kritike në një gamë të gjerë industrish si infrastruktura, energjia, bujqësia, siguria dhe mbrojtja.
http://www.skaitech.al

GameOn Albania

GameON është një faqe shqiptare për lojërat e Xbox One, PS, PC, Nintendo dhe celularët me reviews, lajme, video, trailer dhe më shumë.
https://www.facebook.com/gameon.al/

Bees & Trees

Rona Nushi, me profesion farmaciste, është themeluese e markës kozmetike organike Bees & Trees Bio Cosmetics. Rona krijoi produktin e parë kur ishte akoma studente, në vitin 2014, gjatë praktikës në një prej laboratoreve të Universiteti. Sot linja Bees & Trees prodhohet në Itali dhe është e regjistruar sipas standardeve të Bashkimit Europian.
https://www.shopbeesandtrees.com/

Hermex

Hermex është një platformë e-commerce, që mundëson krijimin e dyqaneve online me një klik.
https://hermex.co/

Gral Albania

Me idenë e një Qendre Tregtare Online ku shitësit dhe blerësit takohen për të vendosur marrëveshjet më të mira rreth produkteve, Gral Albania ofron një gamë të gjerë produktesh të kategorive të ndryshme duke filluar nga veshjet deri tek bizhuteritë, librat dhe produktet e sportit.
https://gral.al/

BalkMall

BalkMall është një kompani e krijuar në vitin 2018 si rrjedhojë e mungesës së një platforme profesionale për blerje online, mungesës së profesionalizmit nga të ashtuquajturit Dyqane Online në Shqipëri, si dhe duke parë zhvillimin galopant të e-commerce në Kinë dhe në botë.
https://balkmall.com/

Active albania

Active Albania (AA) ofron eksperienca unike për te apasionuarit e natyrës dhe kulturës. Gjithashtu AA ofron një sërë shërbimesh këshillimi për zhvillimin, përmirësimin dhe menaxhimin e destinacioneve të reja turistike, si për sektorin privat dhe publik, që synojnë të ofrojnë turizëm të qëndrueshëm, të sigurtë dhe me standarde ndërkombëtare. Ekspertiza jonë përfshin zhvillim produkti, promocion, marketing online, menaxhim projektesh, zhvillim biznesi, planifikim strategjik dhe ngritje e burimeve njerëzore në sektorin e turizmit.
https://www.activealbania.com/

Cancri Marketing

Misioni i CANCRI është t’i sjellin klientëve një përmbajtje kreative dhe cilësore duke punuar që të krijojnë një botë reklamimi ndryshe duke mos shitur vetëm një produkt/ shërbim, por një histori, një vlerë me përkujdesje maksimale.
https://www.cancrimarketing.com/

Strowberry Code

Strowberry code është një kompani IT e specializuar në dizenjimin dhe zhvillimin e uebit, zhvillimin e personalizuar të softuerit, aplikacionet celulare, SEO, mediat sociale, etj.
https://strowberrycode.com/

Akademi.al

Akademi.al është një platformë mësimore online e krijuar për të ofruar shërbime edukative dhe për të mundësuar akses të barabartë në arsimin cilësor. Me akademi.al mëson kudo dhe kurdo.
https://www.akademi.al/

Softmogul

Softmogul ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për të menaxhuar hotelin tuaj apo edhe zinxhirin e hoteleve.
https://www.softmogul.com/

Manoolia

Manoolia është një agjenci për zhvillimin e website-ve me fokus në zhvillimin e personalizuar dhe WordPress, dizajnimin e faqeve dhe banerëve dhe marketingun në internet.
https://manoolia.com/

ALBADRON

Albadron, ofron ekspertizën e saj në fushën juridiko-ligjore në fushën e aviacionit civil dhe veçanërisht në atë të sistemeve UAS (Unmanned Aircraft Systems).
https://albadron.com/en/home/

Agog Marketing

Albadron, ofron ekspertizën e saj në fushën juridiko-ligjore në fushën e aviacionit civil dhe veçanërisht në atë të sistemeve UAS (Unmanned Aircraft Systems).
https://albadron.com/en/home/

DigitSapiens

Digit Sapiens është një kompani teknologjike e specializuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore më efektive për një kompani.
https://digitsapiens.com/

Comments are closed