DIGITAL TIRANA

Hapësira ligjore

Termi “startup” nuk ka një përkufizim zyrtar, por zakonisht bazohet në tre kritere: Mosha, inovacioni dhe synimi për t’u rritur. Në këtë kuadër, Shqipëria ka krijuar hapësirën e saj ligjore në lidhje me startup-et.
Krijimi i një Startup-i mund të jetë proces kaotik e ndonjëher ky kaos nxit inovacionin. Një nga hapat infrastrukturorë ligjore për të ndihmuar ekosistemit ishtë hartimi i një ligji për startup-et inovative. Ky ligj, praktikisht është hartuar së bashku me inpute nga aktorët e ekosistemit duke përpjekur të reflektojnë në letër të gjitha nevojat e tyre konkrete, qofshin ato për të patur në dispozicion një ambient ku mund të zhvillojnë idetë apo dhe për t’u njohur me mundësitë e financimit dhe se si një ide mund të kthehet në një biznes.


Qëllimi i këtij ligji është hartimi i një kuadri rregullator dhe institucional të favorshëm për krijimin, zhvillimin e startup-eve dhe mbështetjen e ekosistemit të tyre, për nxitjen e kërkimit, realizimit dhe përdorimit të ideve inovative, si dhe modeleve, produkteve dhe proceseve të reja, të cilat sjellin risi në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.


Ky ligj përcakton rregullat bazë, procedurat, si dhe organet shtetërore kompetente për vetëdeklarimin, mbështetjen, zhvillimin dhe monitorimin e startup-eve dhe të ekosistemit mbështetës të tyre në Republikën e Shqipërisë.
Gjithashtu do të ketë një regjistër të posaçëm për startup-et dhe lehtësuesit.
Lehtësuesit janë institucione që ofrojnë shërbimet për startup-et siç janë inkubatorët, akseleratoret, universitetet etj.
Nga momenti i regjistrimit në këtë regjistër të posaçëm, startup-et do të kenë një periudhë 24-mujore, që sipas ligjit quhet periudha e inkubimit. Gjatë kësaj periudhe, ata do të mund të marrin këshillim pranë një “One Stop Shop”, i cili është krijuar pranë Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Klikoni këtu për të lexuar ligjin.