Home » Komunitete Tech
Shoqata AECA është themeluar me qëllim rritjen e kapaciteteve të kompanive shqiptare për shitjet online, promovimin dhe zhvillimin e tregut, mbrotjen e interesave dhe lobimin per bizneset që ushtrojne aktivitetin e tyre në fushën e e-commerce në Shqipëri.
Qëllimi i AESA është të grupojë, motivojë, promovojë dhe forcojë kapacitetin e lojtarëve dhe gjyqtarëve në nivele profesionale me qëllim përfaqësimin në evente kombëtare dhe ndërkombëtare në përputhje me rregulloret dhe direktivat nga organizatat ndërkombëtare dhe kombëtare në lidhje me e-Sports.
Busines Magazine është revista e parë digjitale dedikuar sipërmarrjes së re dhe inovacionit. Gjithçka që doni të dini mbi botën e sipërmarrjes shqiptare dhe të huaj mund ta gjeni aty nëpërmjet lajmeve, artikujve, intervistave apo videove. Kjo revistë inkurajon sipërmarrjen e lirë dhe promovon mënyrat që drejtojnë të rinjtë në rrugën drejt suksesit.
Data dhe AI Tirana Meetup është një grup që bashkon të gjithë fillestarët dhe ekspertët e të dhënave dhe AI në Tiranë.
SalesForce & Trail Blazers Albania është krijuar për t’u mundësuar përdoruesve, zhvilluesve dhe partnerëve të Salesforce të lidhen me përdorues të tjerë.
Geek Room i dedikohet teknologjisë dhe të apasionuarve pas saj përmes informacioneve dhe lajmeve në kohë reale.
Network of Albanian Women in STEM, synon të kontribuojë në fuqizimin social dhe ekonomik të grave duke rritur përfaqësimin e tyre në STEM, si në akademi ashtu edhe në industri.
Women4Cyber Albania është themeluar në vitin 2020, si degë e Women4Cyber Foundation të EU, me fokus zvogëlimin e hendekut gjinor dhe të aftësive në fushën e sigurisë kibernetike.
W4C Albania ofron mentorim dhe trajnime të vazhdueshme për të gjithë komunitetin në Shqipëri.
Themeluar në 2015, Garazh është një organizim i ri dhe inovativ i ngritur me qëllim të ofrojë mbështetjen e komunitetit shqiptar të startup-eve, IT si dhe entuziastëve të sipërmarrjes inovatore.
Aktualisht Garazh është i fokusuar në rritjen e ndërgjegjësimit dhe fuqizimin e ideve duke mbështetur komunitetin dhe biznesin e krijuar nga komuniteti.