Home » Akseleratorë & inkubatorë
Barleti Hub është krijuar nga një grup pedagogësh dhe sipërmarrësisht të apasionuar në fushën e startup-eve, të cilët synonë të ndikojnë në ekosistemin e startup-eve në Universitet dhe në vend.
ACII është inkubatori i parë në Shqipëri në fushën e industrive kreative, në mbështetje të gjithë atyre që duan të krijojnë biznesin e tyre në këtë sektor, duke ngritur nje ekosistem mbështetës për ta.
Cit Hub është një qendër inovacioni për promovimin e kreativitetit dhe sipërmarrjes. Është një vend ku njerëzit mund të takohen dhe ndërveprojnë, krijojnë, ndërmarrin, punojnë dhe inovojnë së bashku.
Ky event, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së.
ICTSlab është qendër rajonale e inovacionit, laborator multifunksional me fokus edukimin jo formal e cila ka në target përgatitijen e të rinjëve për sfidat e shekullit 21. Është themeluar në Tiranë si një fryt i eksperiencës së suksesshme disa vjeçare të kompanisë ICTSmedia si dhe mbështetjes së Shoqatës mbarëkombëtare të Teknologjisë ALBICT.
INNVEST është një platformë unike që mbështet, investon, inkubon dhe ndihmon zhvillimin e ideve të reja teknologjike duke përmirësuar aftësitë, industritë dhe ndërmarrjet e tyre përmes inovacionit.
OFICINA HUB pjesë e Institutit “Harry Fultz” është një qendër inovacioni dhe bashkëpunimi.
Mund të gjeni mundësi rrjetëzimi me profesionistë nga sektorë të ndryshëm të shoqërisë.
Programe inovative për të rritur idetë tuaja dhe për të fuqizuar aftësitë tuaja sipërmarrëse dhe drejtuese.
Qendra Protik shërben si katalizator i sektorit të TIK në Shqipëri, duke organizuar workshop-e, trajnime, konkurse, hackathons, etj., në funksion të nxitjes së sipërmarrjes dhe rritjes së kapaciteteve në sektorin e TIK. Si ofrues trajnimesh Qendra Protik ofron programe trajnimi dhe certifikimi në fushën e teknologjive të fundit.
TechSpace është laboratori më i madh i teknologjisë në Shqipëri, financuar nga qeveria shqiptare, në mbështetje të startup-eve, individëve dhe studentëve për shtimin dhe inkurajimin e tyre në lëvrimin e projekteve TIK.Inkubatori ofron bashkëpunim, ambiente të posaçme për zhvillimin e idesë, rrjetëzim, mbështetje profesionale me konsulencë e mentorim, si dhe krijimin e mundësive për investime të mundshme.
Tirana Inc. është inkubatori i parë ndëruniversitar në Shqipëri dhe vjen si iniciativë e 5 universiteteve themeluese: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Universiteti EPOKA, Universiteti Metropolitan i Tiranës dhe Universiteti Polis, financohet nga EU for Innovation dhe implementohet nga Preneurz.Amsterdam.
TUMO Tirana është një qendër inovatore, ku të rinjtë e grupmoshës 12-18 vjeç mund të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese dhe analitike në 8 fusha të ndryshme si: Programim, Animacion, Zhvillim Lojrash Kompjuterike, Dizenjim Grafik, Filmografi, Robotikë, Muzikë dhe Modelim 3D. TUMO Tirana ka si qëllim krijimin e një ambienti unik, ku nxënësit të ndihen të frymëzuar dhe të ndërtojnë baza të forta për të ardhmen e tyre.
Uplift është një program i fokusuar në rritjen e biznesit dhe rritjen e vlerësimit. Ata synojnë të mbështesin dhjetëra startup-e inovativë dhe premtues. Përmes Uplift startup-et do të mësojnë se si të ofrojnë investitorë, mbrojnë pronën e tyre intelektuale dhe përmirësojnë modelet e tyre të biznesit.
Është një program që ka për qëllim identifikimin dhe zhvillimin e ideve novatore të grave dhe vajzave në Shqipëri. I pari program në llojin e tij ai funksionon si një mekanizëm përshpejtues për të sjellë më të mirën e programeve, produkteve, njerëzve dhe teknologjisë së startup-eve të udhehequra nga grate dhe vajzat.