Home » Aktorë Financues
Qëllimi i rrjetit YWBT është të nxisë përfshirjen sociale, ekonomike dhe politike të të rinjve dhe të rejave përmes zbatimit të nismave advokuese, krijimit të partneritetit me palët e interesuara dhe aktiviteteve ndërgjegjësuese.
Startup Albania ka si mision zhvillimin e ekosistemit të sipërmarrjes nëpërmjet inkurajimit të sipërmarrësve, investitorëve si dhe politikave lehtësuese që synojnë të rrisnin konkurrencën ekonomike të ekosistemit shqiptar nëpërmjet inovacionit.
Bashkia Tiranë nëpërmjet programit të nxitjes së punësimit për të rinj dhe të reja synon të ofrojë grante për projekte biznesi individuale të krijuara për të mbështetur krijimin, ose zgjerimin e aktiviteteve të suksesshme të biznesit.
Një platformë ndërvepruese që mbledh së bashku startup-e nga Ballkani Perëndimor, që kërkojnë mundësi financimi, me investitorë në kërkim të ideve konkurruese të biznesit, dhe konsulentë me ekspertizë diverse në sektorin e startup-eve. Platforma është një iniciativë e Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim, një organizatë mbështetëse e startup-eve dhe ekosistemit të tyre.
RisiAlbania është një projekt inovativ, i mbështetur nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim, SDC, në partneritet me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë dhe që zbatohet nga Helvetas dhe Partnerët në Shqipëri. Projekti synon të ofrojë më shumë mundësi punësimi për të rinjtë dhe të rejat në Shqipëri.
UNICEF në Shqipëri mbështet reformat e qeverisë, iniciativat e shoqërisë civile dhe kërkimet që ndihmojnë të gjithë fëmijët të gëzojnë të drejtat e tyre njerëzore.
AKKSHI ka mision të vlerësojë, financojë, monitorojë dhe administrojë programet dhe projektet në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në nivel ndërkombëtar.
Think Bank Albania është një fondacion jofitimprurës Think-Tank i fokusuar në krijimin, promovimin dhe zhvillimin e arsimit, shkencës, inovacionit dhe sipërmarrjes sociale.
Fokusi i agjencisë është të rrisë konkurrueshmërinë e sektorit privat, forcimin e potencialit eksportues të vendit, promovimin dhe mbështetjen e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, si edhe promovimin e potencialit turistik të vendit.
Bashkëpunimi për zhvillim midis Gjermanisë dhe Shqipërisë filloi në vitin 1988. Që atëherë, Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH ka qenë aktive në Shqipëri në emër të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ). Në vitin 2008 GIZ hapi një zyrë në Tiranë.