DIGITAL TIRANA

Balkathon 5.0

Deadline: 05 Korrik 2024

Organizuesi: KËSHILLI I BASHKËPUNIMIT RAJONAL
Website: https://www.rcc.int/home
Email: [email protected]
Balkathon 5.0 është një garë rajonale online e organizuar çdo vit nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) që inkurajon bashkëpunimin, bashkëkrijimin dhe ndryshimin në jetën reale në Ballkanin Perëndimor (BP), me idenë për të ndihmuar rajonin, bizneset dhe qytetarët të forcojnë rezistencën e tyre ndaj sfidave globale. Balkathon bashkon të rinj inovativë, start-up-e, qendra inovacioni, universitete, ndërmarrje të vogla dhe të mesme, etj., nga rajoni i Ballkanit Perëndimor për të nxitur zgjidhje inovative dhe praktike biznesi në fusha të ndryshme.

Në korrik 2020, RCC organizoi garën e parë rajonale në zgjidhje digjitale të zgjuara Balkathon, si një zgjidhje e shkathët për të mbështetur rajonin në rimëkëmbjen nga efektet e pandemisë COVID-19. Deri më tani, janë organizuar me sukses katër edicione të Balkathon-it, duke arritur mbi 300 regjistrime që nga fillimi i garës. Që nga marsi 2023, Balkathon është zyrtarisht marka tregtare e garës rajonale në zgjidhje digjitale inovative.

Edicioni i pestë i Balkathon do të fokusohet në ide dhe zgjidhje të reja digjitale inovative në fusha të ndryshme tematike që do të shënojnë garën e këtij viti.

Balkathon 5.0 është i përqendruar në zgjidhje digjitale të orientuara drejt biznesit që mund të lidhen me fusha të ndryshme, ndër të cilat janë transporti, mjedisi, energjia, turizmi, qytetet e zgjuara, inteligjenca artificiale, robotika, etj. Ashtu si në garat e mëparshme, zgjidhjet digjitale duhet të përfshijnë ide teknologjike inovative me një shpjegim të qartë të zbatimit dhe qëndrueshmërisë së tyre në një nga fushat e sipërpërmendura.

Ky event është i hapur për ekipe të përbëra nga persona deri në moshën 35 vjeç që vijnë nga ekonomitë e Ballkanit Perëndimor. Ekipet inkurajohen të përfshijnë ndër anëtarët e tyre individë të kualifikuar duke përfshirë studentë, person juridik, start-upe, institucione joqeveritare dhe arsimore.

Të gjithë pjesëmarrësit e përzgjedhur të Balkathon 5.0 do të kenë një program mentorimi dy-ditor me ekspertë të përvojës. Të përzgjedhurit do të kenë mundësinë të paraqesin idenë e tyre në të gjithë rajonin, dhe një mundësi për të fituar një nga gjashtë çmimet prej 7.000 euro dhe paraqitjen e idesë së tyre në Samitin Digjital të Ballkanit Perëndimor.

Për më tepër, në përpjekje për të inkurajuar të rinjtë që nga fillimi, RCC do të japë dy çmime speciale njohjeje për ekipet më të mirë renditur të shkollave të mesme me shumën prej 4,000€ secili. RCC rezervon të drejtën të japë më shumë se dy çmime, në varësi të cilësisë së ideve të marra.

Aplikimet janë të disponueshme këtu, dhe janë të hapura deri më 5 korrik 2024 (12:00h CET).

Para se të plotësoni formularin e aplikimit, ju lutemi lexoni me kujdes udhëzimet e Balkathon për të përgatitur të gjitha informacionet dhe dokumentet e nevojshme.

Nëse kërkoni një vend për të kthyer idetë tuaja në kryevepra, jeni në vendin e duhur. Aplikoni me idenë tuaj për Balkathon 5.0.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp