Home » Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Challenge Fund | EU4Innovation
Ceremonia e ndarjes së çmimeve të Challenge Fund | EU4Innovation shënoi mbylljen e thirrjes së saj të dytë për propozime ku nga 149 aplikantë, u përzgjodhën 20 startupe të spikatura, të cilat u vlerësuan për idetë e tyre inovative dhe ndikimin e tyre potencial në zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Fituesit u mbështetën me grante që variojnë nga 10,000 deri në 30,000 euro, duke i ndihmur fituesit në zhvillimin dhe zbatimin e ideve të tyre.
Fituesit e Përzgjedhur
Gjatë ceremonisë, përfaqësues të rëndësishëm të institucioneve vendase dhe ndërkombëtare ndanë mesazhe përgëzuese dhe inkurajuese për fituesit:
Ceremonia e shpërndarjes së çmimeve të Challenge Fund e drejtoi Z. Erik Illes, Shef i Bashkëpunimit të Zhvillimit në Ambasadën e Suedisë në Tiranë.
Challenge Fund | EU4Innovation mbështet startupet me ide që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik dhe social.
Ky program është pjesë e nismave për të forcuar ekosistemin e inovacionit dhe të sipërmarrjes në Shqipëri, duke nxitur zhvillimin e ideve të reja dhe mbështetur sipërmarrësit vendas.
Ceremonia shërbeu si një mundësi për të vlerësuar arritjet e deritanishme dhe për të theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme për idetë inovatore.