DIGITAL TIRANA

Digital Tirana

Digital Tirana është një platformë online e Bashkisë Tiranë. Kjo platformë synon të mbledhë së bashku një sërë elementësh të sektorëve private dhe publikë për të mbështetur ekosistemin e inovacionit dhe sipërmarrjes në qytetin e Tiranës si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë.

Digital Tirana është një platformë e krijuar nga Drejtoria e Inovacionit Zhvillimit dhe Gis, pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme e Qeverisjes Elektronike dhe Inovacionit.

Tirana është një nga ekosistemet me rritjen më të shpejtë në rajon. Digjitalizimi, inovacioni dhe sipërmarrja kanë marrë një fokus të veçantë.

Misioni i Digital Tirana është të promovojë, lehtësoje dhe pasqyrojë çfarë ndodh në ekosistem përmes bashkëpunimeve, parneriteteve dhe iniciativave me aktorët lokal dhe ndërkombëtar që dëshirojnë të punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe frymës sipërmarrëse dhe teknologjike.

Comments are closed