Home » Iniciativa të Qytetit
Të jetosh në një ekosistem të shëndetshëm sipërmarrjeje dhe inovacioni është bërë më e lehtë prej hapësirave komode në komunitet si dhe një rrjetëzimi i gjerë I ofrimit të internetit.
Lehtësirat që mund të ofrojë një qytet janë thelbësore për zhvillimin social dhe ekonomik të populates së tij. Tirana bën pjesë tek ato vende të cilat kanë ndërmarrë iniciativa që ofrojnë shumë lehtësi për të rinjtë, bizneset dhe komunitetet. Deri më tani këto iniciativa kanë luajtur një rol mjaft të rëndësishëm për qytetarët si dhe kanë ofruar mjaft benefite për ta.
Programi BiblioTech
Ky program ka shndërruar katër nga bibliotekat e Tiranës në qendra teknologjike për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi. Inkubatorët do të jenjë një shtysë për të rritur arsimimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve, sigurinë dhe për të kontribuar në ngushtimin e hendekut ndër breza midis prindërve të tyre dhe rinisë. Gjithashtu, të përfshijë masivisht fëmijët dhe të rinjtë dhe t’u jape mundësinë startup-eve dhe bizneseve të vogla të zhvillojnë më tej projektet e tyre në fushën e TIK-ut.
Free Wi-Fi
Në kuadër të iniciativës “Tirana Smart City”, Bashkia Tiranë ofron shërbim WiFi falas në hapësirat publike të saj. Ofrimi i këtij shërbimi pa pagesë në hapësirat publike do t’I mundësojë qytetarëve dhe turistëve që në çdo moment të aksesojnë shërbimin e internetit si dhe mundësinë që të informohen në kohë reale mbi atraksionet turistike, eventet që do të zhvillohen në qytet apo informacione mbi transportin publik.
GIS
Sistemi I Informacionit Gjeohapësinor u prezantua për të grumbulluar, ruajtur, analizuar, procesuar dhe përditësuar informacionin gjeohapësinor që menaxhohet nga Bashkia.
Open Data Tirana
Open data është filozofia që mbështet shpërndarjen dhe publikimin e lirë të të dhënave pa kufizime ligjore, patenta apo mekanizma të tjerë kontrolli.