DIGITAL TIRANA

Të investosh në Tiranë

Përpara se të kryhen investime në sektorë të ndryshëm, është e rëndësishme të njihet më së miri terreni dhe hapësirat fiskale dhe ligjore.
Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, është një qytet I shkëlqyer që ka pasur ndryshime të mëdha. Ajo ka 925.268 banorë (INSTAT 2023) dhe një moshë mesatare prej 38 (INSTAT 2022).


Në kohën kur qytetet bëhen gjithnjë e më tërheqëse për investime, Tirana shkëlqen si një destinacion me potencial të madh për investitorët. Më poshtë do të gjeni disa arsye pse investimi në Tiranë mund të jetë një zgjidhje e zgjuar për të gjithë ata që janë të interesuar të shfrytëzojnë mundësitë në këtë qytet të rritjes së shpejtë dhe modernizimit.


Rritja ekonomike dhe stabiliteti politik
Tirana është kryeqyteti I Shqipërisë dhe një nga qytetet më të rëndësishme ekonomike në rajon. Ekonomia e tij është në rritje, duke u shoqëruar me një rritje të qendrueshme të sektoreve të ndryshëm si turizmi, industria TIK, ndërtimin dhe shërbimet financiare. Stabiliteti politik dhe përpjekjet për të integruar në strukturat ndërkombëtare kanë bërë që Tirana të jetë një vend I favorshëm për investime.


Potenciali I tregut dhe konsumatorët
Me një popullsi mbi 925.268 banorë dhe një zone të gjërë urbane, Tirana ofron një treg të madh për investitorët.


Infrastruktura dhe zhvillimi urban
Investimet në infrastructure dhe zhvillimin urban janë duke transformuar pamjen e Tiranës dhe duke e bërë atë një qytet modern me kapacitet për të pritur investime të mëdha.


Kostoja konkurruese dhe incentivat fiskalë
Kostoja e jetesës dhe e biznesit në Tiranë është me e ulët krahasuar me qytetet e tjera europiane, duke bërë që investimi në këtë qytet të jetë më tërheqës për investitorët.


Tirana ofron një kombinim të shkëlqyer të mundësive për investime në një mjedisi të rritjes së shpejtë ekonomike dhe modernizimit urban. Me stabilitet politik dhe ekonomik, infrastructure të avancuara dhe kostot konkurruese, Tirana është një destinacion I përparuar për të gjithë ata që janë të interesuar të investojnë në një qytet më potencial të madh për zhvillim dhe rritje.