DIGITAL TIRANA

Grante 2025

Programi për mbështetje me grante, i krijuar nga qeveria shqiptare, synon të stimulojë sipërmarrjen inovative duke ofruar financim për startup-et dhe lehtësuesit e tyre. Ky program ndihmon kompanitë në fazat kritike të zhvillimit, për të mundësuar ndërtimin e bizneseve inovative dhe komercializimin e produkteve dhe shërbimeve.


Kompanitë dhe individët që aplikojnë, përfshirë nomadët digjitalë dhe bizneset mikro, të vogla dhe të mesme, mund të përfitojnë financim përmes këtij programi. Grantet mbulojnë deri në 100% të kostove të fazës së parë (Ndërtimi i Konceptit), 85% për fazën e dytë (Validimi), dhe 75% për fazën e tretë (Zgjerimi dhe Ndërkombëtarizimi). Projekte fituese do të mbështeten për një periudhë 9-mujore dhe do të vlerësohen nga një komision konkurrues.


Agjencia Startup Albania do të ofrojë mbështetje përmes mentorëve dhe trajnimeve në fusha të ndryshme si zhvillimi i biznesit, marketingu, menaxhimi i pronësisë intelektuale dhe më shumë. Ky program synon të ndihmojë startup-et të krijojnë modele komerciale të suksesshme dhe të hapin mundësi për zgjerim në tregje ndërkombëtare.

Dokumentat e Grantit:

Dokument 1. / Kliko këtu.

Dokument 2. / Kliko këtu.

Dokument 3. Kliko këtu.

Dokument 4. / Kliko këtu.

Dokument 5. / Kliko këtu.