DIGITAL TIRANA

Hapësira e Co-working

Innospace Tirana

Ofron një total prej 560 m2 hapësirë të përbërë nga një hapësirë e hapur bashkëpunimi, zyra private me ballkone, dhoma trajnimi, kuzhinë, sallë për videokonferenca, zona takimesh dhe një verandë mahnitëse.

https://www.innospacetirana.com

SpaceHub

Space Hub është një hapësirë e përbashkët pune për një numër të vogel individësh si punonjësit e pavarur, nomadët digjitalë të cilët punojnë në projekte personale ose projekte të ndërsjella me njëri-tjetrin.

https://shorturl.at/TZe28

MyOffice’al

Hapësirë bashkëpunimi në Tiranë me ambiente pune të hapura të pajisura me infrastrukturë dhe komoditete moderne. Ata janë një mjedin energjik dhe I qetë për freelancers dhe sipërmarrës të rinj.

https://myoffice.al/

Tirana Business Club

Është një hapësirë e përbashkët e pune. Ata ofrojnë një shumëllojshmëri planesh anëtarësimi për t;iu përshtatur nevojave tuaja, duke përfshirë opsionet më kohë të plotë, më kohë të pjesshme dhe virtuale. Çdo plan përfshin aksesin në hapësirën e tyrë të punës, lehtësitë dhe eventet e komunitetit.

https://tiranabusinessclub.al/

Dutch Hub

Ata janë një hapësirë pune në qytetin e Tiranës, e cila I vjen në ndihmë çdo profesionisti në kërkim të një zyre. Nëpërmjet disa paketave të ofruara kjo qendër synon qe t’I përshtatet nevojave individuale të secilës mënyrë të punuari, duke u treguar fleksibël dhe dashamirës ndaj çdo kërkese.

http://dutchhub.al/

Hot Spot Tirana

Ata ofrojnë një hapësire alternative bashkëunimi për profesionistët edhe krijuesit e pavarur, Këto hapësira janë të përshtatshme për profesionistët e pavarur dhe nomadet digjitalë. Hot spot është një hapësire për themeluesit e bizneseve të vogla, sipërmarrësit dhe profesionistët e pavarur që të kenë hapësirë për të kryer punën e tyre.

https://hotspottirana.com/

Bibliotech

Ky program ka shndëruar katë nga bibliotekat e Tiranës në qendra teknologjike për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin në përgjithësi. Inkubatorët janë një shtysë për të rritur arsimimin digjital të fëmijëve dhe të rinjve, sigurinë dhe për të kontribuar në ngushtimin e hendekut ndër breza.
 

Destil Creative Hub

Destil është një qendër multifunksionale e krijuar për njerëzit që të punojnë në projektet e tyre, të shkëmbejnë praktikat lokale dhe ndërkombëtare dhe të ekspozojnë krijimet e tyre.

 

https://bio.site/DestilCreativeHub 

Tirana Business Park

TPB është vendi kryesor për hapësirën tuaj të zyrës. Hapësira juaj e ardhshme fleksibël integron standardet gjermane, teknologjinë, sigurinë, komoditetin dhe efikasitetin e energjisë, në mënyrë që të ofrojë produktivitet dhe një mjedis efikas pune.

https://www.tiranabusinesspark.com/