DIGITAL TIRANA

Inovacioni në Tiranë

Në kohën e digjitalizimit të shpejtë dhe zhvillimit të teknologjisë, ekosistemit i inovacionit dhe sipërmarrjes në Tiranë ka filluar të lëvizë më hapa të shpejtë drejt një baze më të fortë për krijimtarinë dhe zhvillimin e teknologjisë. Kryeqyteti shqiptar është duke përjetuar një transformim të dukshëm në këtë fushë, më një numër të madh startup-esh, qendra inovacioni dhe investime në sektorë të ndryshëm të teknologjisë.

Një element kyç i ekosistemit të inovacionit në Tiranë është prania e një numri të madh të universiteteve dhe institucioneve arsimore, Universitete si ai i Tiranës, Universiteti Politeknik dhe institucionet private ofrojnë programe të specializuara në shkencat kompjuterike, inxhinieri dhe fusha të tjera teknike. Këto institucione ofrojnë një bazë të fortë talentesh dhe ekspertizë për komunitetin e inovacionit dhe sipërmarrjes.

Në krah të institucioneve arsimore, një numër i madh inkubatorësh, akseleratorësh dhe hapësirash të përbashkëta pune kanë ngritur qendrat e tyre në Tiranë. Këto qendra ofrojnë infrastrukturë të nevojshme, këshillim biznesi dhe lidhje me investitorët për të ndihmuar ekosistemin të rritet dhe të zhvillohet. Disa nga këto qendra janë zhvilluar nga organizata qeveritare, ndërsa të tjera janë iniciativa private ose dhe partneritet publik privat.

Një aspekt tjetër që po ndihmon në rritjen e ekosistemit të inovacionit në Tiranë është prania e një kulture të hapur ndaj risive dhe eksperimentit. Komuniteti i inovacionit është përbërë nga individë dhe kompani të gatshme të eksperimentojnë me teknologji të reja dhe modele biznesi inovative. Kjo kulturë lehtëson shkëmbimin e ideve dhe bashkëpunimin midis aktorëve të ndryshëm në ekosistemin e inovacionit.

Investimet në sektorin e inovacionit po rriten gjithashtu në Tiranë. Kompanitë vendase dhe të huaja po shikojnë drejt kryeqytetit shqiptar, si një destinacion potencial për zhvillimin e biznesit dhe investimet në teknologji inovative. Në të njëjtën kohë, qeveria lokale dhe qeveria qendrore po ndërmarrin masa për të nxitur inovacionin dhe zhvillimin e sektorit të teknologjisë në vend.

Ekosistemi i inovacionit në Tiranë është në një fazë të përparuar të zhvillimit, duke ofruar një bazë të fortë për krijimtarinë dhe zhvillimin e teknologjisë në kryeqytetin shqiptar. Me angazhimin e vazhdueshëm të institucioneve arsimore, qeverisë dhe komunitetit të biznesit, mund të vazhdojë si një qendër e rëndësishme e inovacionit në rajon.

Elementët kyç të ekosistemit të inovacionit në Tiranë 

Ekosistemi i inovacionit dhe sipërmarrjes në Tiranë përbëhet nga një varg i madh i organizatave, institucioneve dhe individëve të përfshirë në promovimin dhe zhvillimin e inovacionit dhe teknologjisë në qytet. Kjo strukturë e shumëllojshme është themeli i kreativitetit dhe nxitjes së ndërmarrësve për të krijuar dhe zhvilluar projekte të reja dhe ide inovative. Më poshtë do të gjeni elementet kryesore të kësaj strukture.

Hapësirat e përbashkëta pune, akseleratorët dhe inkubatorët janë qendra që ofrojnë hapësira fizike dhe mbështetje për startup-et dhe inovatorët. Këto qendra janë të specializuara në ofrimin e resurseve të nevojshme si trajnime, mentorime, infrastrukturë teknologjike dhe lidhje me investitorët për të ndihmuar startup-et të rriten dhe të zhvillohen.

Universitetet dhe akademitë Tech  kanë një rol kyç në ekosistemin e inovacionit duke ofruar njohuri të thella dhe burime intelektuale për të zhvilluar projekte inovative. Ato janë qendra e dijes dhe kërkimit shkencor, dhe shpesh herë bashkëpunojnë me sektorin privat dhe publik për të aplikuar njohuritë e tyre në zhvillimin e teknologjisë.

Komunitetet e teknologjisë në Tiranë, ka një numër të madh të startup-eve dhe komuniteteve të teknologjisë që punojnë në fusha të ndryshme si analizimi i të dhënave, robotika, inteligjenca artificale, e-commerce dhe shëndetësia digjitale. Këto komunitete ofrojnë një ambient të stimulueshëm për shkëmbimin e ideve dhe zhvillimin e projekteve inovative.

Investitorët private, grantet dhe fondet e rrjedhshme janë pjesë e rëndësishme e ekosistemit të inovacionit në Tiranë, duke siguruar një financim për projektet dhe startup-et që kanë potencial për rritje dhe sukses. Kjo mbështetje financiare është e rëndësishme për të mundësuar zhvillimin e projekteve inovative dhe daljen e tyre në treg.

Qeveria qendrore dhe lokale kanë ndërmarrë masa proaktive për të mbështetur inovacionin dhe sipërmarrjen përmes politikave që synojnë të reduktojnë pengesat burokratike, të sigurojnë stimuj financiarë dhe të promovojnë bashkëpunimin midis sektori publik dhe atij privat.

Eventet dhe konferencat që organizohen si evente rrjetëzimi, hackathon-e dhe konkurse të fokusuara në sipërmarrje dhe inovacion, duke ofruar një mundësi të vlefshme për startup-et për të shfaqur idetë e tyre, për të lidhur me investitorët dhe për të mësuar nga ekspertët e industrisë.

STATISTIKA

Sipas Indeksit Global të Inovacionit për vitin 2024, Shqipëria renditet e 84-ta nga 133 ekonomitë e vlerësuara me një rezultat prej 50.3.  Kjo renditje pasqyron dimensione të ndryshme të inovacionit, duke përfshirë sofistikimin e biznesit, prodhimet e njohurive dhe forcën institucionale. Mes 33 ekonomive të klasifikuara me të ardhurave të mesme të larta, Shqipëria renditet e 25-ta. Brenda Europës, Shqipëria është në vendin e 38-të nga 39 ekonomitë.

Renditja e Shqipërisë në Indeksin Global të Inovacionit 2024 pasqyron një peizazh të përzier të potencialit inovativ, me forcë në trajnim dhe flukse investimesh, por me sfida të konsiderueshme në krijimin e njohurive, rezultatit të kërkimit dhe kuadrin rregullator. Nxitja e bashkëpunimit midis sektorëve publik dhe privat, përmirësimi i arsimit dhe investimi në R&D do të jenë thelbësore për përmirësimin e kapaciteteve inovative të Shqipërisë në të ardhmen.

Në vitin 2023, Shqipëria klasifikohet si një “Inovator në Rritje,” me një indeks të performancës së inovacionit prej 41.1%  në krahasim me mesataren e BE-së. Kjo performancë është nën mesataren për “Inovatorët në Rritje” dhe tregon një ritëm më të ngadalshëm rritjeje krahasuar me mesataren e BE-së. Gjatë periudhës nga viti 2016 deri në vitin 2023, performanca e inovacionit të Shqipërisë ka pësuar një rritje prej 6.6%, megjithatë ka pasur një ulje prej 1.7% nga viti 2022 në vitin 2023.

StartupBlink, qendra më e plotë kërkimore për ekosistemin global të startup-eve, ka renditur Tiranën si një nga qytetet me zhvillimin më të shpejtë në rajon për krijimin e startup-eve. Tirana është renditur e 459-ta në nivel global dhe tregon një momentum, duke u ngjitur 29 vende që nga viti 2021. Gjithashtu, Tirana është renditur e 18-ta në Europën Lindore.