Home » Jeta në Tiranë
Tirana është një nga kryeqytetet më të gjalla në Europë dhe po bëhet e më tërheqese për të rinjtë dhe nomadet digjitale që kërkojnë mundësi të reja. Tirana ka një histori të pasur dhe të shkëlqyer, e cila shtrihet mijëra vjet mbrapa, Qyteti ka qenë qendër e rëndësishme për shumë periudha të ndryshme historike, duke filluar nga periudha antike deri të regjimi komunist I shekullit të 20-të. Pas renies së komunizmit në vitin 1991, jeta në Tiranë filloi të zhvillohet më një ritëm të shpejtë dhe të ngjeshur. Qyteti është gjithashtu një qendër e lëvizshmërisë, me trafik të ngjeshur dhe rrugë të mbushura me automjete.
Në vitet e fundit, Tirana ka përjetuar një ndryshëm të ndjeshëm në pamjen e saj. Ndërtimet e reja dhe investimet në infrastructure kanë ndryshuar fytyrën e qytetit, duke e bërë atë një vend tërheqës për nomadët, turistët dhe investitorët. Tirana ofron një shumëllojshmëri aktivitetesh dhe mundësish për argëtim. Nga kafenet tradicionale (Thonë së shërbejmë kafenë më të mire në Europë!) në rrugët e qyteti deri të lokalet moderne dhe klubet e nates. Qyteti gjithashtu ofron galeri arti, muze dhe teatro, duke I dhënë mundësi vizitorëve të njohin më mire kulturën dhe historinë e vendit.
Gjithashtu Tirana ofron shërbimet publike, lehtësira dhe një jetë të gjerë artistike kulturore plot më evente. Shërbimi I transportit publik në Tiranë është gjithashtu një element I pashmangshëm I jetës në qytet. Askush nuk është i përjashtuar nga përdorimi I ketij shërbimi. Banorët dhe turistët e qytetit të Tiranës mund të aksesojnë më shumë se 21 linja të ndryshme të autobusëve në qytet.
Parkimi është gjithashtu një element i pashmangshëm në Tiranë. Zhvillimet demografike dhe ato socio-ekonomike të qendrës më të madhe urbane dhe administrative të vendit kanë nxjerr në pah nevojën për organizimin e parkimit dhe lehtësimin e lëvizjes sipas parimeve të mobilitetit. Institucioni I Tirana Parking u ofron qytetareve të Tiranës lehtësimin e parkimit të mjeteve të tyre, nëpërmjet menaxhimit efikas të zonave të destinuara për parkim publik si dhe krijimi I hapësirave të shumta të parkimit publik në një qendër që vetëm zgjerohet.
Korsitë e biçikletave në kryeqytet janë shtuar ndjeshëm, sidomos gjatë 5 viteve të fundit. Bashkia Tiranë në shumë të ndryshme të kryeqytetit, ka përfshirë Brenda investimet të kryer edhe korsinë e dedikuar për përdoruesit e biçikletave, zgjerimin e trotuareve dhe ndërtimin e rrjetit të korsive të biçikletae, me qëllim lehtësimin e levizjen e qytetarëve, duke u dhënë përparësi këmbësorëve, njerëzve me aftësi të kufizuara apo nënave me karrocë.