Home » Ofrues shërbimesh
Kompania ofron një gamë të gjerë zgjidhjesh profesionale në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Zhvillimit të Software-it.
7th Block Technology & Communications është një kompani marketingu dhe zhvillimi software. Ata gjithmonë eksplorojnë mundësi të reja për të zgjeruar aktivitetin e tyre për të krijuar një marrëdhënie të fortë me klientët.
ABlimits Studio është një agjenci digjitale me shërbim të plotë. Misioni i tyre është të ofrojë zgjidhjet digjitale më efektive në këtë industri.
Ata janë një agjensi e fokusuar në krijimin e eksperiencave digjitale superiore për klientët e tyre. Ata janë ofrojnë shërbime të ndryshme si: zhvillim software, zhvillim web-i, zhvillim i aplikacioneve dhe marketingu digjital.
Albania Lab është një kompani konsulence e orientuar drejt zhvillimit dhe shpërndarjes së zgjidhjeve digjiitale dhe shërbimeve të IT. Ata mbështesin dhe udhëzojnë me kompetencë klientët në rritjen dhe transformimin digjital, përmes inovacionit dhe implementimit të teknologjive më të fundit. https://www.albanialab.al/
Albania Software house është një kompani me bazë në Shqipëri, e fokusuar në shërbime të ndryshme teknologjike si: zhvillim web, dizajnimi i web, marketingu digjitale etj.
Almotech është një kompani “software house” që ofron zgjidhje B2B dhe B2C, duke mundësuar efikasitet dhe mundësi inovative cilësore për bizneset dhe institucionet, duke ndihmuar rritjen e klientëve të tyre.
Armundia Factory është një software house me qendër në Tiranë e cila zhvillon zgjidhje të teknologjisë së informacionit duke përdorur teknologjitë më bashkëkohore në sektorin bankar, atë të sigurimeve dhe korporatave.
Astech është një kompani e zhvillimit të software që udhëheq transformimin digjital të klientëve të tyre përmes shërbimeve të personalizuara të zhvillimit të software.
Ata janë një agjenci digjitale e specializuar në projektimin, zhvillimin dhe integrimin e zgjidhjeve të software të personalizuar.
Misioni i tyre është të ofrojnë veçoritë teknologjike më të reja dhe më inovative për këdo që dëshiron të krijojë një vlerë të shtuar duke përdorur shërbimet e tyre. https://www.alventech.com/sq/
AVULUS është një kompani e zhvillimit të software që harton, zhvillon dhe mirëmban zgjidhje që kanë ndikim nëpërmjet teknologjisë.
Balkans Capital është një kompani e cila ofron shërbime financiare, ligjore si dhe konsulencë fiskale. Vizioni i tyre është ndihmesa dhe ndërgjegjësimi për drejtuesit e bizneseve për të përdorur financën në vendimmarrjet e bizneseve të tyre.
BC Consultancy e themeluar në vitin 2018, është një agjenci konsulence biznesi dhe marketingu digjital për kompani të të gjitha madhësive.
Big Media Expert ofron një shërbim të plotë të marketingut digjital. Nga markimi, dizajni i webit deri tek mediat sociale.
BNT Electronics është një nga kompanitë lider teknologjike shqiptare që merret me pajisjet e automatizimit të zyrës, IT, sistemet mjekësore dhe zgjidhjet fiskale.
Ata janë të specializuar në zgjidhje gjithëpërfshirëse për prezencën e biznesit online. Ekspertiza e zyrës përfshin: Strategji Marketingu, Menaxhim i Mediave Sociale, Fushata Online, zhvillim WEB, Dizajnin Grafik, Brand Design, SEO etj.
Ata janë një kompani e zhvillimit të software. Misioni i tyre është të ndihmojnë klientët të arrijnë qëllimet e tyre të biznesit përmes teknologjisë.
Conaltus është një kompani konsulente për software dhe transformim digjital që ofron shërbime për sistemet e IT.
Misioni i tyre është të ndihmojmë klientët e tyre të krijojnë, implementojnë dhe sigurojnë sisteme informacioni me vlerë të lartë dhe të ofrojnë zgjidhje inovative IT për të rritur bizneset e tyre.
Ata janë një kompani që ofron shërbime në fusha të ndryshme të marketingut digjital për biznese të industrive të ndryshme, brenda dhe jashtë Shqipërisë duke synuar rritjen e vizibiletit të tyre online si dhe rritjen e shitjeve të produkteve të tyre.
Communication Progress synon që në mënyrë të vazhdueshme, të mundësojë zgjidhjet më të avancuara teknologjike, duke u mbështetur në dy parime themelore, cilësi dhe inovacion.
Communardo është një nga partnerët kryesorë Platinum të Atlassian në Gjermani, Austri dhe Shqipëri si dhe shitës aplikacionesh për ekosistemin Atlassian. Software i tyre ndihmon klientët e ndërmarrjeve të zbatojnë zgjidhje bashkëpunimi superiore bazuar në Atlassian Confluence dhe Jira.
CBS ndihmon në automatizimin e shërbimeve të bizneseve përmes teknologjive digjitale, duke krijuar produkte të reja digjitale dhe ndërtuar eksperienca digjitale unike për klientët dhe konsumatorët.
Dev.al është një prej operatorëve më të rëndësishëm në tregun ICT shqiptar, me një rol protagonist në procesin e digjitalizimit të shërbimeve publike e zhvillues të disa prej sistemeve më të suskesshëm të qeverisjes elektronike.
Digital Connect është një agjensi e marketingut digjital në Shqipëri e specializuar në krijimin dhe zbatimin e zgjidhjeve të marketingut online për bizneset që duan të kenë një prani të fortë online. https://digitaconnect.com/
Digital Head është një agjenci e specializuar në marketingun digjital, e cila operon në tregun shqiptar dhe ndërkombëtar që prej vitit 2016.
Digit Sapiens është një kompani teknologjike e specializuar në ngritjen e stafit dhe rritjen e kapaciteteve njerëzore.
Misioni i tyre është i thjeshtë. Ata po ndërtojnë vendin më të mirë për të punuar në Tiranë duke ofruar shërbime zhvillimi të klasit botëror.
Misioni është që të ndihmojë bizneset të rriten me anë të marketingut digjital. Si një kompani Google Partner në Shqipëri, DMI ofron shërbime 360° në digital marketing dhe software development në 3 kontinente.
EasyPay është një platformë gjithëpërfshirëse pagesash digjitale e projektuar për t’i dhënë individëve dhe bizneseve mundësinë të bëjnë pagesa brenda portofolit të tyre të gjerë të shërbimeve.
Ederstudio është një kompani shqiptare e marketingut dhe zhvillimit të webit e krijuar që nga viti 2007 në zemër të qytetit të Tiranës.
Ata hartojnë dhe zhvillojnë produkte digjitale dhe përvoja në internet që i ndihmojnë klientët e tyre të rriten, të inovojnë dhe të transformohen.
Evolve është një agjenci digjitale e cila përqëndrohet tek cilësia, risia dhe shpejtësia. Ata shfrytëzojmë teknologjinë për të ndihmuar klientët e tyre të rriten vazhdimisht.
Ata janë nje kompani ICT të fokalizuar në projektimin dhe krijimin e aplikacioneve software, e teknologjive të telekomunikimit dhe të menaxhimit të të dhenave të karakterit Big Data.
Facilization është një kompani shërbimesh dhe zhvillimi software që ofron zgjidhje fleksibël dhe të personalizuara për industrinë e shërbimeve financiare.
Grow është një agjensi e marketingut digjital e cila ofron një shumëllojshmëri shërbimesh marketingu për biznese të ndryshme. Misioni i tyre është krijimi i një strategjie të optimizuar me qëllim rritjen e shitjeve, tërheqjen e klientëve dhe krijimin e një prezence të denjë online.
Vizioni i tyre është të jenë lider në konsulencë dhe zhvillimin e software. Ata aspirojnë të jenë një katalizator për ndryshime pozitive, duke fuqizuar bizneset dhe individët.
BS me njohuri të thelluara në industrinë e teknologjisë së informacionit dhe shërbimeve, ata ofrojnë zgjidhje ERP për bizneset e vogla dhe të mesme.
Iceberg Communication është një agjenci marketingu dhe reklamimi në tregun shqiptar. Ata besojnë se një strategji dhe plan i mirë marketingu ka fuqinë të transformojë një biznes dhe të vendosë një markë në fokusin e klientëve.
Idealdevs është një kompani e zhvillimit të software. Për gati 4 vjet, ne kemi transformuar bizneset me zgjidhje digjitale të adaptueshme dhe të fuqishme përmes zhvillimit të software me cikël të plotë.
Idra Digis ofron shërbime të kompletuara teknologjike. Skuadra e tyre konsulton, dizenjon dhe ofron zgjidhje në fushën IT, duke përfshirë zhvillime sofware, web dhe zhvillime të aplikacioneve mobile, të cilat përmirësojnë eficencën, rrisin performancën dhe produktivitetin.
Me më shumë se 170 zhvillues, të pajisur me njohuri dhe përvojë të lartë në fusha të ndryshme, ikubINFO qëndron si kompania më e madhe në Shqipëri në fushën e zhvillimit të software.
Misioni i tyre është të ndihmojnë bizneset dhe startup-et të ndërtojnë produktet e duhura në një mënyrë me kosto efektive dhe të zgjerojnë ekipet e tyre inxhinierike me ekspertizë inovative.
Inter Web Shpk është një shoqëri që ndërton, dizejnon, menaxhon faqe interneti dhe strehim të faqeve “web hosting”, marketing online dhe ofrimin e shumë shërbimeve të IT.
Misioni i tyre është të jenë dora juaj e djathtë e transformimit digjital, ku ekspertët e teknologjisë janë të frymëzuar për të krijuar.
Ata kanë përvojë punë në zhvillimin e Frontend & backend, dizajni UI/UX dhe marketingut digjital.
Ata janë një agjensi digjitale më përvojë shumëvjeçare në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të software.
ISD është themeluar në Qershor të vitit 1991, duke e bërë atë kompaninë e parë private teknologjike në Shqipëri e cila operon në fushën e Informatikës-Financiare dhe Shërbimeve IT.
Ata janë një kompani zhvillimi web në Shqipëri, e specializuar në projekte custom të avancuara. Ata u ofrojnë bizneseve online një gamë të gjerë shërbimesh, si një ndalesë e vetme që përmirëson efikasitetin dhe manaxhimin e tyre të kohës.
Kreston Albania është një kompani e shërbimeve të këshillimit financiar dhe të biznesit në fushat e auditimit dhe sigurimit, kontabilitetit dhe taksave, si dhe shërbime të tjera këshilluese përfshirë zhvillimin e biznesit, menaxhimin e projekteve, edukimin dhe trajnimin.
Ata janë një ekip të rinjsh që janë të apasionuar pas punës së tyre, kështu që shkojnë përtej normës duke përcaktuar qartë premtimin, identitetin dhe mesazhin e markës.
Landmark Communications është një kompani reklamimi më shërbim të plotë. Ekipi i tyre i krijuesve, dizenjuesve dhe programuesve punojnë nga fillimi ne fund, nga konceptimi deri të realizimi.
Ata bashkëpunojnë me bizneset për të sjellë më të mirën e teknologjisë dhe dizajnit në të ardhmen tuaj. Ata janë të apasionuar pas përdorimit të ekspertizës së tyre për të ofruar zgjidhje të bukura dhe të thjeshta që rezultojnë në rezultate të drejtpërdrejta.
Lemon është një agjenci marketingu digjital. Ata synojnë të rrisin praninë tuaj në treg përmes kreativitetit dhe inovacionit.
Logical është kompani që ofron zgjidhje teknologjike dhe programe të fiskalizuara për operacionet e biznesit për marketet dhe dyqanet e pakicës, bar restorant hoteleri, shitjet me shumicë, distribucion dhe logjistikë.
Ata ofrojnë menaxhimin e mediave sociale, SEO/SEM, strategjinë e marketingut, markën personale dhe dizajnin grafik për t’ju ndihmuar të ndërtoni markën tuaj dhe të arrini qëllimet tuaja.
Manderina eshte nje kompani marketingu dhe konsulence turizmi qe ofron sherbime konsulence dhe marketingu per bizneset turistike hotele, restorante por edhe destinacione turistike.
One Click është një agjenci marketingu e cila përqëndrohet tek krijimi dhe menaxhimi i faqeve të internetit dhe marketingu digjital.
Ata janë një kompani konsulence e transformimit digjital dhe e zhvillimit të software që ofron zgjidhje inxhinierike moderne.
Platformat software të OneTech ndihmojnë punonjësit të punojnë më thjeshtë dhe në mënyrë produktive.
Ata ofrojnë shërbime të menaxhuara të IT-së për bizneset në industri të ndryshme që dëshirojnë të krijojnë një mjedis të sigurt, progresiv dhe efikas.
One Telecommunications u prezantua në Shqipëri në 10 Shtator 2020. One Telecommunications vjen me këtë emër pas një sërë zhvillimesh dhe ndryshimesh që kanë ndodhur vitet e fundit në kompani.
Osa ofron një gamë të gjerë shërbimesh inovative si: zhvillimi i software, SAP-ERP, siguria kibernetike, zgjidhje AI, menaxhim i shërbimeve IT, marketing digjital etj.
Parid Smart Solutions është një kompani që ofron shërbimë financiare si: programi kontabilitetit, programi fiskal, programi menaxherial me bazë në Shqipëri.
Paysera është një sistem i avancuar, efektiv, i provuar dhe i sigurt i parave elektronike me një licencë të pakufizuar të parave elektronike nr. 1 të lëshuar nga Banka e Lituanisë.
Pragmatic Software ka mbi 10 vite që operon në tregun e zhvillimit të sistemeve software për tregun lokal e ndërkombëtar, kryesisht SHBA.
Ata janë një agjenci krijuese me ekspertizë në reklama, brendim, media të shkruara dhe digjitale.
POK ofron shërbime të pagesave elektronike dhe transfertës së parave dhe përmirëson vazhdimisht shërbimet me qëllim që klientët e tyre të kenë zhvillimet më të fundit të teknologjisë në duart e tyre.
Raketa Communications është një agjenci e marketingut digjital. Ata janë një ekip profesionistësh të trajnuar, të aftë dhe të apasionuar pas zgjidhjeve të marketingut që rriten çdo ditë.
Grupi i Kompanive Ritech është partner krijues, punëtor dhe i ndërgjegjshëm për projektimin dhe zhvillimin e vlerave për nevojat tuaja transformuese të teknologjisë së informacionit.
Rubicon është një kompani fintech në Shqipëri e angazhuar në ofrimin e zgjidhjeve financiare dhe zhvillimin e një rrjeti të përpunimit të pagesave.
Ato fokusohen kryesisht në ofrimin e mbështetjes për kontraktimin e shërbimeve të webit si: Dizajn Grafik, zhvillim web-i, marketing digjital, zgjidhje për tregtinë elektronike dhe aplikacione mobile.
RelaTech është një kompani e zhvillimit të software që ofron një game të gjerë shërbimesh të jashtme në distance.
Resolutions është një kompani teknologjikë që ofron shërbime të tilla si zhvillimi i software, zhvillimi i web-it, zhvillimi i aplikacioneve dhe cloud. Vizioni I tyre është të bëhen një kompani konsulence e respektuar në fushën e IT.
Smartwork, është krijuar në vitin 2017 nën drejtimin e Federatës Altea dhe nën mbikëqyrjen e Deloitte Albania & Kosovë. Që atëherë ajo ka hedhur themele të forta në fushën e konsulencës së teknologjisë së biznesit duke bashkëpunuar kryesisht me klientë të huaj dhe vendas.
Softup Technologies është një kompani e konsulencës dhe zhvillimit të software me qendër në Tiranë, Shqipëri dhe në Mynih, Gjermani. Softup ofron shërbime të zhvillimit të software për startup-et dhe SME-të.
Si një kompani lider në fushën e informacionit dhe telekomunikacionit në Shqipëri që prej vitit 2011, Soft & Solution ofron shërbime si zhvillimi i aplikacioneve dhe programeve të të gjitha kategorive dhe profileve.
Me mbi 10 vjet përvojë në fushën e teknologjisë dhe zhvillimit të software kompania e tyre është rritur shpejt në një lojtar me performance të lartë në industri.
Spontan Creative Media u shërben kompanive dhe individëve që kanë nevojë për ndihmë digjitale dhe teknologjike për të rritur shitjet e biznesit të tyre.
Skai Software Solutions e themeluar në vitin 2016, është një kompani qe ofron zgjidhje software të personalizuar, krikim web-i dhe marketing digjital.
Ata janë një kompani software, me seli në Tiranë, janë të fokusuar për të ndihmuar kompanitë të përshpejtojnë zhvillimin e produkteve të tyre software.
Ata janë një kompani IT që ofron shërbime të tilla si zhvillimi i web-it, zhvillimi i aplikacioneve dhe transformimi digjital.
Techi shërben si një Outsource IT Department duke ofruar për bizneset B2B konsulencë, suport 24/7 dhe zgjidhje për problematikat në fushën e IT-së.
TETRA Solutions është një kompani programesh që ofron zgjidhje inovative në administrimin e biznesit dhe sherbimet qe lidhen me ciklin jetësor të zgjidhjeve IT.
Tok është një agjenci e marketingut digjital shërbim të plotë e specializuar në web dizajn, zhvillim web, zhvillimi i e-commercde etj.
Torkhan është një agjenci e marketingut digjital. Ata ofrojnë shërbime si web dizajn, zhvillimi web dhe marketingu digjital.
Urbanus që prej vitit 2016 sjell shërbimin “From Inception to Conclusion”.
Përmes tij ata ofrojnë konceptimin e imazhit të kompanisë tuaj në çdo dimension të saj.
UPay është një aplikacion i pagesave online zhvilluar nga Union Financiar Tiranë që ju jep mundësinë e kryerjes së pagesave të shpejta e të sigurta direkt nga celulari, apo kompjuteri juaj.
E themeluar në Tiranë në vitin 2016, UTDS Optimal Choice është një ekip dizajnerësh dhe strategësh digjitalë.
Ato janë një agjenci dizajni, marke dhe komunikimi digjital që lidh me pasion markat me 55 milionë konsumatorë në Ballkan.
Ata janë një agjenci marketingu digjital. Webin development House është themeluar nga të rinj krijues, të apasionuar pas teknologjisë dhe detajeve.
Ata janë një agjenci marketingu digjital. Ata ju ndihmojnë të identifikoni problemet tuaja dhe ndërmarrin hapat e nevojshëm për zgjidhjen e tyre.
Ata janë një agjenci e marketingu digjital që krijojnë plane të personalizuara dhe inovative në shumë kanale për të arritur synimet e biznesit tuaj.