Home » Piramida e Tiranës
Piramida e Tiranës është një ndërtesë ikonike që ka pasur një histori interesante dhe të pasur, e cila ka kaluar nëpër shumë faza ndryshimi dhe përdorimi. Aktualisht, ajo është shndërruar në një qendër të rëndësishme teknologjike dhe inovative për rajonin, një projekt që ka sjellë një ndryshim të madh për qytetin dhe Shqipërinë.
Piramida e Tiranës është shumë më tepër se sa thjesht një ndërtesë, është një shtëpi ku komuniteti takohet dhe eksploron një gamë të gjerë aktivitetesh. Rijetësimi i Piramidës e ka shndërruar atë në një hapësirë publike të gjallë dhe moderne që ofron një gamë të larmishme përvojash për vizitorët e të gjitha moshave. Me një përzierje hapësirash të brendshme dhe të jashtme të projektuara më kujdes, Piramida ofron një mjedis gjithëpërfshirës ku qytetarët mund të kalojnë kohën e lirë dhe të argëtohen. Nga kafenetë dhe studiot e zhurmshme deri të hapësirat plot gjelbërim, Piramida është vendi i përsorur për t’u socializuar. Piramida e Tiranës është një destinacion që duhet vizituar për këdo që kërkon një hapësirë dinamike.
Shndërrimi në qendrën më të madhe teknologjike në rajon
Piramida e Tiranës, një nga simbolet më të njohura të qytetit, po kalon një periudhe të rë transformimi. E ndërtuar fillimisht në vitin 1988 si një muze për Enver Hoxhën. Pas renies së regjimit komunist, ajo u shndërrua në një qendër për aktivitete kulturore. Tani pas disa projekteve të nisura nga Bashkia e Tiranës, Piramida është shndërruar në një qendër teknologjike dhe inovative, me një rol të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit të teknologjisë në Shqipëri dhe rajon.
Një vend strategjik për teknologjinë dhe inovacionin
Me pozicionin e saj të favorshëm në qendër të Tiranës, Piramida ofron një mundësi të shkëlqyer për të shërbyer si një qendër inovacioni dhe zhvillimi.
Përmes këtij transformimi, Piramida tashmë është bërë një qendër shumëfuksionale që mbështet teknologjike, edukimin dhe përpjekjet e reja për inovacion dhe zhvillim. Janë krijuar hapësira të dedikuara për co-working, akseleratore, inkubatore dhe akademi. Gjithashtu, në Piramidën e Tiranës zhvillohen trajnime për talente të reja në fushën e teknologjisë.
Një iniciativë e Bashkisë Tiranë
Ky projekt është realizuar si pjesë e vizionit të Bashkisë së Tiranës për zhvillimin e një qyteti të orientuar nga teknologjia dhe inovacioni. Kryebashkiaku i Tiranës, z. Erion Veliaj ka theksuar rëndësinë e këtij projekti për të rritur konkurrueshmërinë e qytetit në nivel ndërkombëtar dhe për të krijuar mundësi të reja për të rinjtë shqiptarë që të angazhohen në sektorët e teknologjisë dhe sipërmarrjes.