DIGITAL TIRANA

Programe & organizata

Albania Tech

AlbaniaTech, është një platformë për të informuar mbi ekosistemin e startup-eve dhe inovacionit në Shqipëri dhe aktorët e tij.

Një vend për të ndarë histori suksesi dhe një pasqyrë të startup-eve aktive.

https://albaniatech.org/

B4Students

Tërësisht i përshtatur dhe plotësisht i dedikuar studentëve, duke kontribuar qëllimisht në nevojat e tyre në lidhje me studimet, përvojën praktike, iniciativat sociale, si dhe zhvillimin e potencialit dhe ideve të tyre sipërmarrëse.

https://b4students.com/

Kongresi Rinor Kombetar

Misioni i Kongresit Rinor Kombëtar është të mobilizojë organizatat rinore dhe të forcojë rolin e të rinjve në shoqëri. Të rinjtë në mbarë Shqipërinë do të kenë një zë të përbashkët për të mbrojtur dhe lobuar për çështjet që i prekin ata.

https://krk.al/

Challenge Fund

Challenge Fund është një instrument kompetitiv i mbështetjes financiare, pjesë e projektit ‘EU for Innovation’. Ai adreson çështjen e aksesit në financa për startup-et inovative, në fazat e hershme të zhvillimit, si dhe organizatat në mbështetje të inovacionit në Shqipëri.

https://challengefund.euforinnovation.al/

Startup City

Startup City është vendi ku studentët dhe të rinjtë mund të zhvillojnë idetë e tyre të biznesit, duke i prezantuar ato para një jurie prestigjioze. Ky konkurs synon të ndihmojë të gjithë të rinjtë novatorë me shpirt sipërmarrës që të realizojnë dhe prezantojnë idetë e tyre të biznesit.

https://www.facebook.com/suctirana/

ICT Awards

Ky event, unik për nga karakteri dhe dedikimi, ka për synim identifikimin, shpërblimin dhe promovimin e profesionistëve të dalluar , udhëheqësve të suksesshëm të bizneseve, inovatorëve, akademikëve dhe të rinjve entuziast në fushën e ICT-së.


https://ictawards.org/

Idea Make it Albania

Misioni i tyre është të promovojnë dhe avancojnë interesin publik në kulturën dhe arsimin Shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, të inkurajojë përhapjen e njohurive në traditat intelektuale, juridike dhe shkencore të Shqipërisë. Të ushqejë idetë e reja inovative dhe sipërmarrëse në projekte kuptimplota dhe partneritete eventuale.

Elevator Lab

Synon të identifikojë dhe të mbështesë Startup-et në fazë fillestare dhe themeluesit e vetëm që kanë një ide/produkt/shërbim që mund të ketë potencialin të kthehet në një zgjidhje inovative që mund të aplikohen në sektorin financiar.Është një program i financuar nga banka Raiffeisen, i cili synon të mbështesë startup-et e reja inovative.

https://elevator-lab.com/al/

Growpreneur

Është një program diversifikues dhe energjik. I krijuar sipas parimeve dhe metodave më modern të ndërtimit të një startup-i, i frymezuar nga përvoja europiane dhe ajo e Silicon Valley. Ky program ka mbledhur së bashku një portofol të gjerë përvojash dhe njohurish të ofruara nga mëntorët dhe trajnerët tanë.

https://growpreneur.al/

Eu4Innovation

Eu4Innovation synon të forcojë ekosistemin e inovacionit dhe të nxisë krijimin e startup-eve të reja në Shqiperi. Projekti ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve locale për inovacion, ndërtimin e urave lidhëse mes ekosistemeve ndërkombëtare dhe atij shqiptar. Programi në Shqipëri financohet nga Bashkimi Europian, qeveria Gjermane dhe ajo Suedeze.

 

https://euforinnovation.al/

Junior Achievement

Është organizatë jofitimprurëse, e dedikuar përgatitjes së të rinjve për botën e punës dhe sipërmarrjes. JA Albania është themeluar në 2012 si një investim strategjik i Fondacionit Shqiptaro Amerikan për Zhvillim – AADF dhe është anëtare e Junior Achievement Young Enterprise Europe dhe Junior Achievmeent Worldwide, organizatës më të vjetër në botë në shërbim të të rinjve për edukimin financiar dhe sipërmarrjen.

https://junior-albania.org/

Partners Albania

Është një OJF shqiptare e pavarur, që mbështet shoqërinë civile dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndër-sektorial me qëllim forcimin e institucioneve demokratike dhe avancimin e zhvillimit ekonomik. Partnerët Shqipëri ka krijuar një model mekanizmash mbështetës për startup-et duke ofruar financim, mentorim, know-how dhe mundësi rrjetëzimi.

https://partnersalbania.org/

Triple City

Triple City, në formën e një ekosistemi multifunksional, është platforma e parë dhe e vetme në Shqipëri, në të cilën individët punojnë, mësojnë dhe jetojnë si pjesë e një komuniteti ku sipërmarrja, kreativiteti dhe inovacioni udhëheqin vizionin e punës së tyre.

Regional Youth Cooperation Office

RYCO, platforma rajonale me në qendër të rinjtë, është një organizatë ndërqeveritare që drejton dhe promovon bashkëpunimin rajonal dhe ndërkulturor të të rinjve brenda dhe ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

RISE

Objektivi i parë specifik është pasurimi i kapaciteteve të ekosistemit të sipërmarrjes sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. RISE synon të mbështesë strukturat lokale (inkubatorët RISE) të cilët promovojnë projekte inovative.

https://www.risewb.org/

Gen Albania

Gen Albania operon një platformë projektesh dhe programesh në 170 vende që synojnë ta bëjnë më të lehtë për këdo që të fillojë dhe të zgjerojë një biznes. GEN punon për të nxitur fillimin më të shëndetshëm dhe për të rritur ekosistemet që krijojnë më shumë vende pune, edukojnë individë, përshpejtojnë inovacionin dhe forcojnë rritjen ekonomike.
 
 

Beyond Idea

Beyond Idea është program inkubimi për startup-e teknologjike dhe të gjelbra i cili synon të zhvillojë mëndësinë sipërmarrëse, inovacioni dhe sipërmarrje kreative. Objektivi është rritja e aftësive sipërmarrëse midis pronarëve të NVM-ve të reja ose ekzistuese, të cilët dëshirojnë të inovojnë, zgjerojnë kompaninë e tyre, në mënyrë që të rrisin konkurrueshmërinë potenciale të tyre në tregun vendas dhe global.

https://ideabalance.al/

Stem Hub

Stem Hub është një qendër me fokus orietimin dhe zhvillimin e të rinjve drejt STEM, si profesione me rëndësi të vecantë të së ardhmes, si dhe mbeshtetjen e startup-eve në këtë fushë për të rinjtë, vajzat dhe gratë. Ofron ndërtimin e një infrastrukture lidhëse ndërmjet komuniteteve në STEM, sipërmarrje dhe snovacion në Shqipëri dhe rajon. Qendra gjithashtu mbështet punën kërkimore në këtë komunitet dhe në STEM.

https://stemhubalbania.org/

Startup Grind Tirana

Startup Grind Tirana prezanton një forum të ngushtë të komunitetit për themeluesit dhe sipërmarrësit për të mësuar nga startup-et dhe bizneset më të suksesshme dhe për të shkëmbyer eksperiencat më të mira midis tyre.

Scidev Center

Scidev është një organizatë jo qeveritare që synon të mbështese dhe të nxise zhvillimin dhe demokratizimin e qëndrueshëm, ekonomik dhe social në Shqipëri dhe në rajon.

https://scidevcenter.org/

Swiss Entrepreneurship

Swiss EP është një pjesë integrale e ekosistemit të sipërmarrjes në Shqipëri. Punon ngushtë me organizatat e ekosistemit, ekipet e startup-eve, mediat që raportojnë në fushën e sipërmarrjes dhe të gjithë aktorët e tjerë që janë të angazhuar në këtë fushë.

https://swissep.org/

Upshift

UPSHIFT është një program i cili ka si qëllim rritjen e mundësive për të rinjtë duke siguruar rritjen e mirëqënies nëpërmjet punësimit dhe sipërmarrjes. Ky program përmirëson gatishmërinë profesionale dhe kapacitetet e sipërmarrjes, për sa i përket aftësive të transferueshme dhe eksperiencave profesionale tek të rinjtë.

Tirana INC

Tirana Inc. është inkubatori i parë ndëruniversitar në Shqipëri dhe vjen si iniciativë e 5 universiteteve themeluese: Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Tiranës, Universiteti EPOKA, Universiteti Metropolitan i Tiranës dhe Universiteti Polis, financohet nga EU for Innovation dhe implementohet nga Preneurz.Amsterdam.

https://tirana-inc.al/

Uplift Albania

Uplift është një program i fokusuar në rritjen e biznesit dhe rritjen e vlerësimit. Ata synojnë të mbështesin dhjetëra startup-e inovativë dhe premtues. Përmes Uplift startup-et do të mësojnë se si të ofrojnë investitorë, mbrojnë pronën e tyre intelektuale dhe përmirësojnë modelet e tyre të biznesit.


https://uplift.al/

Nexus

NEXUS ka qëllim nxitjen e krijimit, zhvillimit dhe mbështetjes së projekteve me impakt të gjërë publik.