Home » Programe & Projekte
Tirana ofron një sërë mundësish për të rinjtë entuziastët dhe startup-et e reja. Kryeqyteti shqiptar vlon me aktivitete dhe programe për të rinjtë dhe të gjithë entuziastët. Shpesh, të rinjtë shprehin se kanë ide të cilat nuk dine se si t’i implementojnë. Ndër programet kryesore të menaxhuara nga Bashkia Tiranë janë:
Web Challenge Tirana
12 të rinj të grupmoshës 18-25 vjeç të cilët janë në përfundim të arsimit të mesëm (professional apo të përgjithshëm), duke ndjekur studimet e shkollës së lartë, ose kanë përfunduar studimet, në institucionet e Arsimit të mesëm apo të lartë, publike ose private, Brenda ose jashtë vendit, në fushat: shkencat kompjuterike, teknologji informacionit dhe komunikimit, informatikë. Informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, të ngjashme, do të angazhohen në praktikë punë 3 muaj në Bashkinë e Tiranës.
Apps Challenge Tirana
Qëllimi I ketij projekti është që të rinj, deri në moshën 25 vjeç, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë duke ndjekur ose kanë jo më shumë se dy vjet që kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, në fusha studimi: Shkenca kompjuterike, teknologji informacionit dhe komunikimit, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, te ngjashme, në institucionet e arsimit të lartë publike ose privat, brenda ose jashtë vendit, të angazhohen në praktikë dhe të fitojnë eksperiencë punë për 4 muaj në Bashkinë e Tiranës.
Fillo me një ide – Fito një internship
Të rinj, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë në vijim ose kanë përfunduar studimet e ciklit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, të grupmoshës deri në 28 vjeҁ mund të aplikojnë me një koncept për projekt ose studim sipas disa temave të përcaktuara në thirrje.
Tirana 10.0
Duke u konceptuar si një event vjetor që mbledh të gjithë të rinjtë inovatorë të Tiranës dhe entuziastët të ekosistemit të startup-eve në Shqipëri, “Tirana 10.0” u ofron mundësinë pjesëmarrësve të prezantojnë përpara investitorëve potencialë idetë e tyre për kryeqytetin pas 10 viteve.