DIGITAL TIRANA

Strategjia kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjine dhe Inovacionin

Strategjia Kombëtare për Kërkimin Shkencor, Teknologjinë dhe Inovacionin (SKKSHTI) 2023-2030 është një dokument politikash afatmesëm i hartuar për të mbështetur zhvillimin shkencor dhe teknologjik në Shqipëri, në përputhje me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2022-2030 dhe Agjendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm. Ky dokument përmban një vizion gjithëpërfshirës, qëllime strategjike, objektiva specifikë dhe masa konkrete për realizimin e tyre, duke synuar të avancojë kapacitetet kërkimore dhe inovative të vendit.

Strategjia shoqërohet me një Plan Veprimi për periudhën 2023-2030, që detajon masat dhe burimet financiare të nevojshme për arritjen e objektivave. Dokumenti është konceptuar si një strategji ombrellë, duke u fokusuar në ndërthurjen e kërkimit shkencor dhe inovacionit me fusha të ndryshme, nën drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Kërkimit Shkencor.

Qëllimi kryesor është matja dhe realizimi i rezultateve që kontribuojnë në përmbushjen e vizionit të qeverisë shqiptare për një të ardhme të bazuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe teknologjik.

Kliko këtu.