Home » Të bësh biznes
Vitet e fundit interesi për biznes është shtuar ndjeshëm pasi Tirana është kthyer në epiqendrën e mundësive për shumë të rinj. Gjithashtu është një portë e hapur për çdo shtetas të huaj që dëshiron të themelojë biznesin e tij këtu.
Në kohën kur Tirana, kryeqyteti I Shqipërisë, po ndryshon me një ritëm të shpejtë në shumë aspekte, rrugëtimi I biznesit në këtë qytet ka filluar të shfaqë tendenca të reja dhe inovative. Më një qytet që po bëhet gjithnje e më tërheqës për investime dhe zhvillim, klima e biznesit në Tiranë po përjeton një faze të re shkëlqimi dhe krijimin të mundësive të reja.
Një nga aspektet kryesore i të bërit biznes në Tiranë është përdorimi I teknologjisë, inovacionit dhe digjitalizimit të proceseve. Bizneset e reja dhe ato ekzistuese po investojnë gjithnjë e më shumë në platforma digjitale, aplikacione mobile dhe teknologji të avancuara për të rritur efikasitetin e tyre operacional dhe për të ofruar përvojën më të mire të mundshme për klientët e tyre. Kjo ka bërë që shumë biznese të zhvillojnë produkte dhe shërbimet të reja, duke u përshtatur me nevojat dhe kërkesat e një tregu gjithnje e më të orientuar nga teknologjia.
Gjithashtu të rinjtë janë konsideruar Gjithmonë forca lëvizëse e së ardhmes së çdo ekonomie. Gjatë periudhës së gjatë të tranzicionit, në rajonin e Shqipërisë janë zhvilluar shumë iniciativa për të promovuar fuqizimin, punësimin, zhvillimin e aftësive, si dhe kulturën e sipërmarrjes në kulturën e përgjithshme të të rinjve.
Shqipëria është e angazhuar për zhvillimin e një klime të qendrueshme dhe të parashikueshme të biznesit duke vazhduar zbatimin e reformave thelbësore, konsolidimit fiscal që synon uljen e borxhit kombëtar, përmirësimin e bashkëpunimit rajonal, investimet në infrastructure dhe reformën në sistemin arsimore.
Qeveria shqiptare, gjithashtu ka ecur përpara me një agjendë ambicioze të reformave ekonomike dhe strukturore, e cila do të kontribuojë në një mjedisi më tërheqës të biznesit.
Ngritja e një startup-i, është diçka që fillon nga dëshira dhe pasioni për të krijuar dhe punuar për veten. Komuniteti I startup-eve është I ri, energjik dhe drejtohet nga të rinj me ambicie që besojnë fort së startup-et kanë një të ardhme të sigurt në Shqipëri. Megjithatë ekspertët që operojnë në fushën e startup-eve thonë se ideja e një biznesi e deri të shitja e Produktit, rruga që duhet të përshkrojë çdo sipërmarrës është e gjatë.
Një tjetër tendencë është vërejtur në biznesit e reja në Tiranë është fokusi në inovacionin social dhe ndikimin pozitiv në shoqëri. Shumë biznese janë të përkushtuara për të dhënë një kontrubut të rëndësishëm në përmirësimin e kushteve sociale dhe ekonomike të komunitetit lokal, duke përfshirë punësimin e të rinjve, mbështetjen e projekteve të arsimit dhe kulturës, si dhe duke promovuar diversitetin dhe përfshirjen në vendimmarrjen në zhvillimin e një biznesi.
Nën një klimë të rritjes dhe zhvillimit të vazhdueshëm, biznesit në Tiranë po inovojnë në mënyra të ndryshme për të përparuar dhe për të ofruar vlerë shtesë për klientën dhe për komunitetin në tërësi. Me fokus teknologjinë, qëndrueshmërinë dhe kontributin shoqëror, ky qytet po bëhet gjithnjë e më shumë një qendër e rëndësishme e inovacionit dhe zhvillimit të biznesit në rajon.
Lexoni më shumë mbi të berit biznes në Shqipëri.