DIGITAL TIRANA

Kristi Kumrija

Themelues i LiveMe.

Ecosystem Unplugged është një nismë që promovon sipërmarrësit vendas që ndihmojnë në forcimin e ekosistemit tonë.

Duke i ftuar themeluesit t'u përgjigjen disa pyetjeve, ne duam të hedhim dritë mbi historitë dhe modelet më frymëzuese të ekosistemit.

Shpresojmë që duke u ofruar themeluesve të startup-eve një hapësirë për të ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre, ne të gjithë do të mësojmë dhe do të rritemi së bashku.

Si ju ka ndihmuar karriera juaj me themelimin e start-up tuaj?

Në fakt startup-i im dhe rrethana të tjera kanë diktuar karrierën dhe profesionin tim sot si sipërmarrës. Kur kam nisur LiveME kam dashur shumë që të njoh njerëz me perspektiva ndryshe nga ato që dëgjoja përditë. Përgjatë rrugëtimit të LiveME kam mësuar, kam njohur njerëz dhe jam përpjekur ta përmirësoj veten vazhdimisht.

Kjo më ka ndikuar gjithashtu në mënyrën se si mendoj dhe se si i bëj gjërat. Ka ndikuar në mënyrën time të jetesës, më ka ndihmuar të bëhem një version më i mirë i vetes sime.

Cilat kanë qënë disa nga sfidat më të mëdha për ju?

Çdo ditë është një sfidë. Çdo ditë e re është një e panjohur. Çdo ditë është përgjegjësi. Çdo ditë është një mundësi për të bërë gjërat që do. Çdo ditë është një tmerr. Çdo ditë është e bukur.

Këto janë përjetimet e mia kontraversale, besoj edhe e shumë sipërmarrësve të tjerë.

Sfida ime më e madhe është që të pranoj që këto ekzistojnë! Duhen kapërcyer, duhen përjetuar dhe të vazhdoj pavarësisht të gjithave për pëmbushjen e një qëllimi më të madh. Kjo është arsyeja pse çdo ditë e më shumë e dua këtë “maratonë”.

Cilat kanë qënë disa nga fitoret më të mëdha të angazhimit tuaj?

3 fitoret e mia më të mëdha gjatë këtij udhëtimi janë:

  1. Jam bërë një njeri më i mirë
  2. Jam bërë një njeri më i mirë
  3. Kam mësuar të ëndërroj më çmendurisht se ç’mund të ëndërroja më parë

Cilat janë disa nga nevojat specifike të LiveME?

LiveME si një start up, ka nevojë për njerëz që të japin eksperiencën e tyre, të kontribuojnë me ekspertizën e tyre. Të sjellin informacion dhe mundësi të reja dhe të bashkëpunojnë për të ndihmuar të tjerët. Gjithashtu, LiveME ka nevojë për një përmirësim të modelit të vet, për ta qasur më shumë ndaj audiencës.

Përse keni zgjedhur Tiranën për të themeluar dhe rritur biznesin tuaj?

Nëse e bën në Tiranë mund ta bësh kudo. Po, është e vërtetë. Më shumë se kudo tjetër, në Tiranë ka nevojë për modele star-up si LiveME! Për vlerën që përcjell dhe kontributin që jep te njerëzit.

Mendoj që do vijë koha kur ne do bëhemi një pikë e rëndëshime e teknologjisë dhe inovacionit në Ballkan! Pse jo edhe më tej! Nuk është e pamundur, por është e vështirë dhe vetëm ne të rinjtë mund ta bëjmë këtë. Unë kam zgjedhur ta shoh në këtë perspektivë Tiranën.

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp