Data eventit: Shtator (ska data te percaktuara)
Vendi: Piraminda e Tiranës
Organizuesi: Easy Solutions
Tirana Tech Open do të organizohet në datat xxx Shator 2024.
TTO është një event 2-ditor, që mbledh së bashku sipërmarrës, investitorë, institucione, biznese inovative, mediat dhe të gjithë të apasionuarit pas teknologjisë.
Me pjesëmarrjen e 100 sipërmarrjeve, mes të cilave startup, koorporata dhe biznese që operojnë në vend, së bashku më institucione qeveritare, investitorë, insitucione donatore, universitete dhe studentë, kjo do të jetë një platformë e paçmuar, duke ftuar mbi 3000 vizitorë gjatë eventit!
Ky event do të mirëpresë pjesëmarrjen e kompanive të shquara në rajon, që do të ndajnë historitë e tyre të suksesit dhe do të eksplorojnë mundësi të reja bashkëpunimi.
Tirana Tech Open karakterizohet nga workshop-e, prezantime, diskutime në panel dhe ndarja e zonave të veçanta të cilat synojnë të krijojnë një atmosferë frymëzuese dhe të sigurojnë një përvojë të qetë.
Zona e forumit është e krijuar si një mundësi për të marrë pjesë në panele diskutimi, për të mësuar nga historitë e suksesit dhe për të trajtuar tematika të tilla si: sfidat e arsimit dhe punësimit në industrinë e teknologjisë, investimet në teknologji si dhe inovacioni dhe sipërmarrja.
Zona e Edukimit është zona e dedikuar për të rinjtë entuziastë, që janë apasionuar pas përdorimit të teknologjisë dhe aplikimeve të saj. 100 studentë, përfaqësues të universiteteve dhe shkollave profesionale do të ndjekin një workshop 2-ditor nën drejtimin e mentorëve të specializuar.
Zona B2B është zona e projektuar që të jetë një hapësirë e hapur rrjetëzimi dhe një zonë me rezervime. Ajo do të jetë e disponueshme për bizneset pjesëmarrëse të niveleve të ndryshme duke përfshirë edhe iniciativat e reja startup, duke synyar të nxisë shkëmbimin e njohurive, informacioneve mbi zhvillimet më të fundit, rezultateve përkatëse dhe produkteve dhe shërbimeve, si dhe të mundësojë fusha të reja bashkëpunimi ndërmjet palëve.
Zona e Medias do të përfshijë një kabinë fotografike dhe stenda mediatike për intervista ekskluzive të të ftuarve, partnerëve, sponsorëve, historive të suksesit etj.
Klikoni këtu për të parë broshurën e plotë!
Traga
Collaboratively empower multifunctional e-commerce for prospective applications. Seamlessly productivate plug and play markets.
Traga
Collaboratively empower multifunctional e-commerce for prospective applications. Seamlessly plug and play.
Traga
Collaboratively empower multifunctional e-commerce for prospective applications. Seamlessly productivate plug and play mosque.