DIGITAL TIRANA

InTIRANA

Ndërsa “In Tirana” arrin përmbylljen e këtij kapitulli të veçantë, natyrshëm rikthehemi tek çdo moment, çdo ngjarje dhe çdo bashkëpunim që ka ndihmuar të ndërtojë këtë program për qytetin e Tiranës. Në çdo hap të këtij udhëtimi, është ndjerë përkrahja dhe mbështetja e komunitetit, dhe çdo event, çdo artikull e çdo ide e realizuar ka qenë një përpjekje për të sjellë në pah veçantinë e kryeqytetit tonë, dhe për t’i dhënë secilit mundësinë të shijojë kulturën, diversitetin dhe shpirtin e tij.

Ky program u konceptua si një konkurs idesh mes nxënësve të shkollave të mesme dhe më pas si një konkurs mes ideve fituese nga gjimnazet dhe startup-et dhe  u realizua nëpërmjet disa fazave si mëposhtë:

Minikonkurse “In Tirana”

Gjatë muajit Mars, projekti “In Tirana” u zhvillua përmes 11 minikonkursesh, ku shkollat pjesëmarrëse prezantuan idetë e tyre në grupe të vogla. Në secilin minikonkurs, shkollat u bashkuan në çifte ose treshe, dhe secili grup zhvilloi një prezantim me PowerPoint, duke përmbledhur idetë e projektit të tyre.

Minikonkursi përfshinte 84 grupe nga shkolla të ndryshme dhe çdo prezantim vlerësohej nga një juri profesioniste e përbërë nga ekspertë në fushat e biznesit dhe teknologjisë, e cila gjykonte bazuar në inovacion, zgjidhjen e problematikës, realizueshmërinë, prezantimin dhe formimin e ekipit, për një total prej 25 pikësh.

Grupet që morën pikët më të larta në çdo minikonkurs u kualifikuan për në fazën e ardhshme, duke fituar gjithashtu një tablet, të cilin e morën gjatë Festivalit Përmbyllës të projektit “In Tirana.”

Inkubimi dhe Trajnimi për Fituesit e Minikonkurseve “In Tirana”

Pas përfundimit të fazës së minikonkurseve, fituesit e “In Tirana” kaluan në një proces inkubimi dhe trajnimi me mentorë dhe profesionistë nga fusha e sipërmarrjes dhe TIK. Në seancën e parë, mentorët dhanë sugjerime për përmirësime në aspektet financiare, të marketingut dhe formimin e ekipit. Seanca e dytë e mentorimit, u fokusua në përsosjen e prezantimeve. Në përfundim të këtij procesi, ekipet ishin gati për konkursin “Start-up,” që u mbajtt në fund të majit, duke fituar aftësi të vlefshme në teknologji dhe sipërmarrje.

Konkursi Startup

Kjo fazë u zhvillua me sukses në formën e një konkursi për Startup-e dhe fituesit e minikonkurseve. Më 24 maj 2024, në sallën e koncerteve “Tonin Harapi,” 20 grupe konkuruan në dy kategori: 12 fitues nga minikonkursi dhe 8 ide të reja Startup. Prezantimet u vlerësuan nga një juri profesioniste, dhe fituesit e parë të garës së gjimnazeve ishin MEVA ORGANIC, Journey Buddy, dhe AquaLight, ndërsa për Startup-et, fituesit ishin TRIVIUM, Carbox Tech, dhe Coddy School Tirana.

Festivali përmbyllës

Ky festival u konceptua si një ceremoni për ndarjen e çmimeve për fituesit e minikonkurseve dhe Konkursit Startup, dhe për prezantimin e arritjeve të këtij programi 1 vjeçar.

Në festival përveç pjesëmarrësve ishin të ftuar drejtorët e shkollave, mësues, prindër si dhe përfaqësues të mentorëve apo jurisë përgjatë projektit.

Çmimet e para për fituesit përfshinin një game të gjerë pajisjesh teknologjike, si tabletë, laptop, VR Oculus, Smart Watch dhe Kufje Beats.

Fituesit:

Tre fituesit e vendeve të para për garën e gjimnazeve ishin:

  1. Aleksandra Frangu, Akila Vatha, Matteo Muçodema, Erlis Vata – MEVA ORGANIC
  2. Geart Ferhati – Journey Buddy
  3. Era Marqeshi, Neri Braimllari, Gledia Mançja – AquaLight

Tre fituesit e vendeve të para për garën e startup-eve ishin:

  1. Kristi Beja, Françeska Hoxha, Pulije Mitro, Anila Mingu – TRIVIUM
  2. Dea Aliaj, Mario Balla – Carbox Tech
  3. Megi Trashani – Coddy School Tirana

 

Ndërkohë që ky projekt përmbyllet, ne jemi të bindur se fryma e “In Tirana” do të mbetet si një eksperiencë positive tek të rinjtë e qytetit. Faleminderit që ishit pjesë e këtij rrugëtimi, faleminderit që mbështetët “In Tirana” dhe për bashkëpunimet e paharrueshme!

Share on facebook
Share on twitter
Share on linkedin
Share on whatsapp