Si kryesuese e nismës B40 me fokus bashkëpunimin rajonal, Tirana mirëpriti finalen e akseleratorit më të madh të startup-eve në Ballkanin Perëndimor Uplift Demo Day duke finalizuar një udhëtim 4- mujor mentorimi.

Themeluesit morën skenën e Uplift Demo-Day në ambientet e Sallës së Koncerteve “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik “Jordan Misja” përballë një audience të gjerë e cila mirëpriti startup-e, sipërmarrës, investitorë, mbështetës dhe partnerë të Uplipt Western Balkans si z. Hubert Perr, Shefi i Bashkëpunimit pranë Delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri, Ambasadori Gjerman në Shqipëri z. Karlfried Bergner, Drejtori i Përgjithshëm i GIZ për Europën, Mesdheun dhe Azinë Qëndrore z. Carsten Schmitz-Hoffmann, Përfaqësuesi i Unicef Shqipëri z. Murat Sahin, Zv. Ambasadori i Italisë në Shqipëri z. Luigi Mattirolo, Zv. Ambasadori i Zvicres në Shqipëri z. Philipp Aenold, Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit z. Blendi Gonxhe dhe Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit znj. Delina Ibrahimaj.

Edhe pse Uplift Demo-Day përfaqëson inaugurimin e një programi trajnimi, zhvillimi dhe avancimi të mëtejshëm të startup-eve, produkteve e modeleve të tyre të biznesit dhe inovacionit, për 12 startup-et finaliste ky ishtë vetëm hapi i parë i një rrugëtimi të gjatë sipërmarrës që e pret në të ardhmen.

Juria përbehej nga:
1- Kamen BankovskiPlanet Nine Ventures;
2-Julien Coustaury ­­– Fil Rouge Capital Venture Fund;
3-Eli ZhabevskaSouth Central Ventures;
4- Mërgim CahaniGjirafa Inc.

UPLIFT DEMO DAY

Fituesit u renditen si më poshtë :
1- Niv.al një startup për zhvillimin e software nepërmjet AI.
2- Blite një aplikacion për sigurimin e mësimeve dhe leksioneve për të rinjte me aftesi të kufizuara;
3- Patoko një aplikacion për shërbimin taksi në Shqipëri;

UPLIFT DEMO DAY