Shqipëria ka tashmë 2 aeroporte Ndërkombëtare:
- Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” TIA. (i njohur si Aeroporti i Rinasit);
- Aeroporti i Ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”.
Opsioni më i përshtatshëm mbetet ai i Aeropotit të Rinasit. Aeroporti ndodhet 17 km në veriperëndim të Tiranës, pranë fshatit Rinas. Distanca midis aeroportit dhe qendrës së qytetit është 17 kilometra.
Te tabela më poshtë gjeni një listë të plotë të linjave ajrore që operojnë me Shqipërinë.
Nga Aeroporti për në Tiranë mund të merrni autobusin Rinas Express. Më poshtë gjeni tabelën me oraret e nisjes dhe mbërritjes.
Shërbimi Taxi ofrohet nga kompania ATEx Ltd.
Gjithashtu në Aeroportin e Rinasit do të gjeni disa kompani të cilat ofrojnë makina me qira.
Ka disa linja tragetesh nga disa qytete italiane për në portet e Durrësit dhe Vlorës. Gjithashtu ka një linjë të përditshme pasagjerësh nga Korfuzi (Greqi) për në Sarandë.
Nga porti i Durrësit mund të vini në Tiranë duke marrë autobusin te stacioni i trenit “Rr. Adria”.
Nga porti i Vlorës ju mund të vini në Tiranë duke marrë autobusin pranë Drejtorisë se Policisë, Vlorë “Rr. Janaq Kilica”.
Nga porti i Sarandës ju mund të vini në Tiranë duke marrë autobusin pranë Sinagogës së Sarandës, “Rr. e Flamurit”.
Më poshtë gjeni tabelën informuese për secilin nga të tre qytetet.
Çdo qytet i Shqipërisë ka një autobus direkt për në Tiranë. Më poshtë do të gjeni tabelën informuese për çdo qytet.
Falë investimeve infastrukturore, tashmë udhëtimi drejt Tiranës është shumë më i lehtë.
Më poshtë do të gjeni të gjitha vendkalimet kufitare midis Shqipërisë dhe shteteve fqinje.
Vendkalimet kufitare midis Greqisë dhe Shqipërisë:
- Kakavijë - Gjirokastër;
- Kapshticë - Korçë;
- Qafë Botë - Konispol;
- Tre urat - Përmet.
Vendkalimet kufitare midis Malit të Zi dhe Shqipërisë:
- Hani Hoti - Shkodër;
- Muriqan - Shkodër.
Vendkalimet kufitare midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë:
- Qafë Thanë - Pogradec;
- Tushemisht - Pogradec;
- Bllade - Peshkopi;
- Gorica - Pogradec.
Vendkalimet kufitare midis Kosovës dhe Shqipërisë:
- Vermica;
- Qafë Prushi - Has;
- Qafë e Morinës - Kukës.