Qëllimi i projektit “Apps Challenge-Tirana” është të angazhojë të rinj, deri në moshën 25 vjeç, në fillim të karrierës së tyre profesionale, të cilët janë duke ndjekur ose kanë jo më shumë se dy vjet që kanë përfunduar studimet e nivelit Bachelor, Master Profesional ose Master Shkencor, në fusha studimi: shkenca kompjuterike, teknologji informacioni dhe komunikimi, informatikë ekonomike, inxhinieri matematike dhe informatike, ose me angazhime të ngjashme në Institucionet e Arsimit të Lartë publike ose private, brenda ose jashtë vendit. Të rinjtë e përzgjedhur do të angazhohen në praktikë dhe do të fitojnë një eksperiencë pune për 4 muaj në Bashkinë Tiranë.

Për të kryer internshipin, 12 të rinj fitues do të përzgjidhen nëpërmjet procedurës së konkurrimit. Pas përzgjedhjes, do të punojnë në 3 (tre) Skuadra Pune, për të krijuar 3 aplikacione. Duke bashkëpunuar nga afër me stafin e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit dhe të Dhënave pranë Bashkisë Tiranë, ata do të realizojnë dhe përfundojnë praktikën 4 mujore. 

Objektivi i thirrjes për paraqitjen e koncept-idesë për aplikacion mobile, është të mundësojë një proces transparent për përzgjedhjen e 12 të rinjve më të talentuar të cilët do të angazhohen në praktikë pune gjatë një periudhe 4 mujore, duke punuar nga afër me stafin e Bashkisë Tiranë, për të dorëzuar një aplikacion mobile i cili do të vendoset në App store respective për aplikacionet Android dhe IOS.

A dëshironi të bëheni pjesë? Plotësoni formën më poshtë për të marrë më shumë informacion.

Jam duke ndjekur studimet në... / Kam përfunduar studimet në...