Çdo biznes është i ndryshëm nga tjetri, por shumica e sipërmarrjeve të reja mund të presin që të fillojnë të shohin sukses pas rreth shtatë deri 10 vitesh. Kjo ndodh pasi tre vitet e para të një startup-i janë vetëm për të gjetur drejtimin tuaj dhe për të krijuar profilin tuaj si një kompani e vërtetë. Po cila është rruga më e mirë se si të rrisësh një startup?

Strategjitë e rritjes së një startup-i janë të lidhura kryesisht me:

  • Depërtimin në treg

 Qëllimi i kësaj strategjie është të rrisë shitjet e produkteve ose shërbimeve ekzistuese në tregjet ekzistuese, dhe në këtë mënyrë të rrisni pjesën tuaj të tregut.

  • Zhvillimin e tregut

Edhe pasi startup-i ka krijuar klientelën e tij, tregu i një startup-i është gjithnjë në zgjerim dhe duhen kërkuar mundësi të tjera për të aksesuar në segmente të tjera.

  • Zhvillimin e produktit apo shërbimit

Një nga elementët më të rëndësishëm të rritjes është faza e zhvillimit të produktit apo shërbimit që ofron iniciativa juaj.

  • Diversifikimin

Ju dilni në treg me një produkt minimal të qendrueshëm dhe më pas duhet të punoni me diversifikimin e portofolit të ofertës suaj të tregut.

Nëse jeni në fazën e rritjes së një startup-i, do të ishte e këshillueshme të ndiqnit këto hapa:

  1. Bëni kërkimin tuaj
  2. Ndërtoni një strategji shitjesh
  3. Krijoni një model se si do të mbani klientin
  4. Merrni pjesë në eventet e ekosistemit
  5. Praktikoni Përgjegjësinë Sociale të kompanisë suaj

Situata aktuale

Me dhjetëra biznese krijohen çdo muaj në Tiranë dhe Shqipëri. Pavarësisht vullnetit për të zhvilluar më tej biznesin, planeve të mirë menduara apo studimeve të tregut, të gjithë bizneset do të “luftojnë” gjatë viteve të para për suksesin e tyre.

Një pjesë e tyre do të dështojë por të tjerët do të arrijnë sukseset e parashikuara. Digital Tirana ju prezanton me të gjithë programet dhe aktorët e ekosistemit që ndihmojnë startup-et që prej fazave fillestare.

Më poshtë mund të gjeni disa prej programeve që u ofrojnë mundësi startup-eve.

Eu4innovation

Eu4Innovation synon të forcojë ekosistemin e inovacionit dhe të nxisë krijimin e startup-eve të reja në Shqiperi. Projekti ka në fokus zhvillimin e kapaciteteve locale për inovacion, ndërtimin e urave lidhëse mes ekosistemeve ndërkombëtare dhe atij shqiptar. Programi në Shqipëri financohet nga Bashkimi Europian, qeveria Gjermane dhe ajo Suedeze.

https://euforinnovation.al/
Email: [email protected]

GROWpreneur

Është një program diversifikues dhe energjik. I krijuar sipas parimeve dhe metodave më moderne të ndërtimit të startup-eve, i frymëzuar nga përvoja europiane dhe ajo e Silicon Valley. Ky program ka mbledhur së bashku një portofol të gjerë përvojash dhe njohurish të ofruara nga mëntorët dhe trajnerët.

https://growpreneur.al/
Email: [email protected]
Tel: +355 60 40 01 981

Idea Make It Albania

Sipërmarrës të rinj, apo që kanë një ide biznesi, kanë mundësi të bëhen pjesë e projektit IDEA, program që mbështet zhvillimet inovative për sipërmarrësit në Shqipëri, financuar nga GIZ.
IDEA ofron një paketë të plotë trajnimi me metodologjinë CEFE për kompetenca dhe aftësi për biznes, tre muaj këshillim, dhe dy muaj mentorim

https://idea.cefe.net/
Email: [email protected]
Tel: +355 68 20 01 383