Home » Google sjell modelin Gemini AI.
Google njoftoi se disa nga mjetet e tij të inteligjencës artificiale që u ofron bizneseve do të mundësohen nga modelet e AI “Gemini” të kompanisë dhe do të disponohen me një plan me çmim më të ulët, pasi duket se do të konkurrojë me OpenAI të mbështetur nga Microsoft.
Në gusht të vitit të kaluar, u prezantua Duet AI in Workspace, një grup asistentësh të AI që mund të shkruanin në Google Docs, të hartonin emaile në Gmail dhe të gjeneronin pamje vizuale të personalizuara në Google Slides, me një çmim mujor prej 30 dollarësh për përdorues për kompanitë.
“Duet AI in Workspace” po riemërtohet në “Gemini for Google Workspace” dhe tani do të jetë i disponueshëm për 20 ose 30 dollarë për përdorues në muaj, bazuar në abonimi në Google Workspace.
OpenAI shet një suitë që përfshin modelin AI GPT-4 dhe mjetin e gjenerimit të imazhit DALL·E për individët për një çmim mujor prej 20 dollarë për përdorues dhe për kompanitë që fillojnë me një çmim mujor prej 25 dollarë për përdorues.
Shumë kompani po hapin shërbime të bazuara në AI gjeneruese, e parë gjerësisht si një teknologji që tërheq miliarda dollarë në investime dhe interes nga klientët për aftësinë e saj për të automatizuar detyrat dhe për të prodhuar përgjigje të ngjashme me njerëzit.
Microsoft-i përmes investimit të tij në krijuesin e ChatGPT OpenAI, fitoi një epërsi të hershme duke përhapur me shpejtësi aftësitë genAI në një gamë të gjerë të produkteve të saj, si softueri i produktivitetit të ndërmarrjeve dhe cloud.
Google njofton se përdoruesit individualë tani mund t’i qasen Gemini në aplikacionet e tyre personale Gmail, Docs, Slides, Sheets dhe Meet përmes një abonimi në Google One AI Premium, një shërbim që ofron hapësirë dhe veçori shtesë në Gmail, Drive dhe Photos.
Përdoruesit e Google Workspace do të marrin gjithashtu një përvojë të pavarur bisede “Bisedë me Gemini” dhe bisedat në këtë mjet nuk do të përdoren për qëllime reklamimi.
Burimi: Reuters