Ekosistemi Startup

Edhe pse në vitet e tij të para, ekosistemi i startup-eve në Tiranë është më energjik se kurrë. Në këtë faqe do të mund të gjeni informacion të detajuar me të dhëna nga ekosistemi, hapësirat ligjore në të si dhe një guidë të shkurtër orientuese.

Ekosistemi i startup-eve shqiptare është ende në fillimet e tij, por ka treguar gjithmonë potencial, veçanërisht kur bëhet fjalë për fazat e ideimit dhe inkubimit.

Gjithçka filloi dhjetë vjet më parë, me edicionet e para të Startup Live dhe Startup Weekend Tirana, evente të ngjashme me hackathon të Techstars. Që atëherë, komuniteti lokal sipërmarrës është zhvilluar me shpejtësi dhe ekosistemi tani mbështetet nga një numër në rritje i eventeve, programeve të akselerimit, hapësirave të bashkëpunimit dhe inkubatorëve.

Ekosistemi i mbështetjes së startup-eve në Shqipëri është zhvilluar dukshëm sidomos gjatë viteve të fundit. Një ekosistem për startup-e duhet kuptuar, si një ndërlidhje ndërmjet sipërmarrësve të rinj, mentorëve, investitorëve, universiteteve, korporatave të mëdha, organizatave të ndryshme (fizike ose virtuale), institucioneve publike për të mbështetur krijimin dhe zhvillimin e sipërmarrjeve të reja. Mbështetja fillestare për gjenerimin e planeve të biznesit që janë financiarisht të qëndrueshme dhe modele të zbatueshme nga idetë e para krijuese, është zakonisht ajo që e bën dallimin në mes të përpjekjeve të suksesshme dhe atyre që dështojnë. Kjo mbështetje vlen veçanërisht për kompanitë e reja në fushën e inovacionit që zakonisht iniciohen nga individë ose grupe entuziastësh të teknologjisë të cilëve u mungon arsimimi në sipërmarrje si dhe arsimi formal për menaxhim të biznesit.

Mëso më shumë për ekosistemin