Rreth nesh

Tirana është një qytet që ofron shumë lehtësi për të apasionuarit pas sipërmarrjes dhe inovacionit. E vendosur në zemër të Ballkanit, qyteti ka të gjitha mundësitë për të qënë qendër teknologjie me impakt në rajon.

Rreth Digital Tirana

Digital Tirana është një iniciativë e ndërmarrë nga Drejtoria e Inovacionit, pjesë integrale e Drejtorisë së Përgjithshme të Teknologjisë së Informacionit, Inovacionit dhe të DhënaveBashkinë e Tiranës. Kjo platformë sjell së bashku një sërë elementësh të sektorëve privatë dhe publikë për të mbështetur startup, sipërmarrës, aktorë të ekosistemit si dhe për të dhënë një informacion gjithëpërfshirës për nomadët digjitalë.

Tirana është një nga ekosistemet me rritjen më të shpejtë në rajon. Digjitalizimi, inovacioni dhe sipërmarrja kanë marrë një fokus të veçantë e sidomos në formimin dhe përthithjen e aftësive të reja digjitale tek të rinjtë.

Çfarë është Digital Tirana?

Digital Tirana është një pikë aksesi për të njohur më shumë mbi dinamikat e ekosistemit të sipërmarrjes dhe inovacionit. Nëse të duhet të njohësh më shumë mbi sipërmarrje, networking, evente, aktorë, mentorë, etj të ekosistemit, do të mund t’i gjesh në Digital Tirana.

Konteksti

Tirana është qyteti i transferuar tashmë në një laborator teknologjik, inovacioni dhe sipërmarrje duke ushqyer kështu këtë frymë të re dhe energjike përmes programeve publike dhe jo publike. Bashkia e kryeqytetit është në zhvillim të vazhdueshëm për të sjellë programe të ndryshme mbështetje, financimi dhe ekspertizë për start-upet dhe komunitetin sipërmarrës. Evente të njëpasnjëshme, projekte, fushata të ndryshme, oportunitete të gjitha këto me misionin për të mbështetur të rinjtë, talentet dhe për t’i frymëzuar të gjithë anembanë Shqipërisë.

Digital Tirana synon të promovojë, lehtësojë dhe pasqyrojë çfarë ndodh në ekosistem përmes bashkëpunimeve, partneriteteve dhe iniciativave me aktorët lokal dhe ndërkombëtar që dëshirojnë të punojnë dhe kontribuojnë në rritjen e cilësisë dhe frymës sipërmarrëse dhe teknologjike. Të gjitha këto, Bashkia Tiranë i bën me besimin se çdo iniciativë sipërmarrëse dhe digjitale do të ndikojë pozitivisht në cilësinë e jetesës së qytetarëve të Tiranës dhe më tej. Dhe ky, është vetëm fillimi.

Digital Tirana është ngritur mbi 4 shtylla kryesore:

Zbulimi i talenteve

Trajnimi praktik dhe teorik drejtuar vajzave, nomadëve të rinj si dhe gjithë të rinjve sfidon dhe promovon kapacitetet njerëzore të qytetit dhe jo vetëm.

Aksesi në treg

Duke facilituar bashkëpunimet ndërkombëtare dhe duke i dhënë sipërmarrësve akses në rrjete të krijuara nga pushteti lokal, ne ndihmojmë start-up të kenë akses në tregje të reja duke patur një impakt më të madh se ai lokal.

Fuqizimi i bashkëpunimeve në ekosistem

Lidhjet e duhura dhe network-u janë element kyç i suksesit në jetën e biznesit. Për këtë arsye, ne inkurajojmë rrjetëzimin dhe fuqizimin e komunitetit brenda ekosistemit duke e pozicionuar kështu Tiranën në një pozitë mjaft të mirë konkurruese në treg.

Zhvillimi i qendrave të reja të inovacionit

Kur sipërmarrja juaj kërkon të rritet, ne punojmë me strategji lokale për të siguruar hapësira dhe mundësi të reja për bizneset e reja.

Si mund t’ju ndihmojë Digital Tirana?

Na dërgoni email nëse:

  • Iniciativa juaj ofron zgjidhje për sfidat urbane, sociale, ekonomike të Tiranës

  • Kërkoni ekspozim mediatik

  • Jeni duke organizuar një event që do të përfitojë ekosistemi dhe po kërkoni një sponsor, partner mediatik ose bashkëpunëtor

  • Startup juaj është gati të zgjerohet jashtë vendit

  • Dëshironi të nisni një start-up në Tiranë

  • Ju jeni një zyrtar qeveritar, nëpunës civil ose përfaqësues i ekosistemit i interesuar për të mësuar rreth Digital Tirana si një iniciativë

  • Jeni pjesë e sistemit arsimor dhe dëshironi t'i prezantoni studentët tuaj me Digital Tirana

Na ndiqni